Davutoglu: Qielli ynë do të jetë i hapur për fjalën “Allahu Ekber”

Kryetari i partisë fituese në Turqi AKP, Dr. Ahmet Davutoglu, mbajti një fjalim para qytetarëve pasi që dolën rezultatet e votimeve, shkruan Islambosna.

Davutoglu falënderoi presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, themeluesin e AKP-së, duke thënë se është krenar që e ka zëvendësuar një njeri të tillë në krye të partisë.

Gjithashtu, ai i përshëndeti të gjithë njerëzit dhe kombet që kishin ndjekur zgjedhjet në vendin e tij, duke thënë: “I përshëndes me selam mbi një miliardë muslimanë që i kanë ndjekur zgjedhjet në Turqi dhe ia duan të mirën këtij vendi” .

Kryetari i AKP-së tha se shumë njerëz ia kanë dashur të keqen Turqisë, mirëpo populli turk nuk i lejoi për një gjë të tillë. Ne jemi këtu t’u shërbejmë deri në Ditën e Gjykimit.”

Qytetarët e tubuar filluan të thonë tekbiret, ndërsa Davutoglu u tha: “Lus Allahun të jetë i kënaqur me ju, ndërsa qielli ynë gjithmonë do të jetë i hapur për fjalën “Allahu Ekber”.

Artikulli paraprakIvani pranon Islamin dhe merr emrin Mehmed
Artikulli vijuesMungesa e ujit, problem alarmues per boten