Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu udhëton për në Teheran, ku pritet të qëndrojë sot dhe nesër për një vizitë zyrtare, ka njoftuar zyra e tij.
Përderisa të dy fqinjët pritet të diskutojnë për tregti, pas largimit të sanksioneve ekonomike ndaj Iranit, më herët këtë vit, ata gjithashtu mund të diskutojnë edhe për dallimet e tyre të mëdha rreth luftës në Siri.
Teheran, bashkë me Rusinë, e përkrahin presidentin sirian, Bashar al-Assad, përderisa Turqia është në mesin e kritikëve të zëshëm dhe e përkrahë opozitën sunite.
Turqia është gjithashtu e afërt me Arabinë Saudite, e cila i ka ndërprerë lidhjet e saj diplomatike me Iranin.
Pavarësisht dallimeve të mëdha, Turqia dhe Irani kanë vazhduar t’i mbajnë lidhjet e tyre diplomatike.