Davutoğlu: Turqia e përkushtuar për të luftuar terrorizmin

Sipas burimeve nga Kryeministria e Turqisë, takimi i të premtes me dyer të mbyllura i kreu të qeverisë turke me presidentin iranian ka zgjatur rreth dy orë.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, ka ripërsëritur përkushtimin e Turqisë për të luftuar terrorizmin. Komentet e tij janë bërë gjatë takimit që kishte në Ankara me presidentin e Iranit, Hassan Rouhani, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve nga Kryeministria e Turqisë, takimi i të premtes me dyer të mbyllura i kreut të qeverisë turke me presidentin iranian ka zgjatur rreth dy orë.

Dy liderët kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale si dhe samitin e 13-të të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) i cili përfundoi të premten në Stamboll.

Burimet shprehen se Davutoğlu ka ripërsëritur përkushtimin e Turqisë për të luftuar kundër organizatave terroriste, si PKK, PYD, DAESH dhe PJAK (- dega e PKK-së në Iran), ndërkohë që Rouhani nga ana e tij ka thënë se DAESH-i, PKK-ja si dhe degët e tyre janë armiku i përbashkët i Turqisë dhe Iranit.

Sipas burimeve nga kryeministria të dy bashkëbiseduesit kanë folur edhe për çështjet rajonale me theks të veçantë zgjidhjen e krizës në Siri, ndërsa janë pajtuar të thellojnë bashkëpunimin ekonomik mes të dy vendeve.

Artikulli paraprakArrin në 40 numri i të vdekurve, në 1,500 i të lënduarve nga tërmeti në Japoni
Artikulli vijuesHahn thirrje partive në Maqedoni që të vazhdojnë dialogun politik