Arrin në 40 numri i të vdekurve, në 1,500 i të lënduarve nga tërmeti në Japoni

Të paktën 40 njerëz kanë mbetur të vdekur dhe të paktën 1 mijë e 500 tjerë të lënduar në tërmetin e dytë që goditi Japoninë në dy ditët e fundit.

The Independent shkruan se tërmeti i fuqishëm me magnitudë prej 7.3 shkallësh të Richterit, i cili është ndier përgjatë rajonit Kumamoto në jugperëndim të ishullit Kyushu, në orën 1:25 të mëngjesit të së shtunës, sipas kohës lokale japoneze, ka lenë qindra mijëra njerëz pa ujë dhe energji elektrike, transmeton Gazeta Express.

Shumë ndërtesa janë shembur, ndërsa ekipet e shpëtimit ishin duke gërmuar nëpër nën rrënoja dhe baltë në përpjekje për t’i shpëtuar ata njerëz të cilën janë ngujuar, por dridhjet tjera pas tërmetit të madh, i kanë penguar përpjekjet e ekipeve të shpëtimit dhe kanë alarmuar për më shumë dridhje të forta.

Mijëra ushtarë janë dërguar nëpër vende të ngjarjes për të ndihmuar.

Artikulli paraprakKanada legalizon ndihmën mjekësore për të vdekur
Artikulli vijuesDavutoğlu: Turqia e përkushtuar për të luftuar terrorizmin