Davutoglu: Turqia është e gatshme të dërgojë ushtrinë në Siri nëse është e nevojshme

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu, ka deklaruar sot se Turqia është e gatshme të dërgojë forca ushtarake në Siri nëse një gjë e tillë është e nevojshme, pasi që nga ky vend Shteti Islamik po bombardon me raketa Turqinë.

“Nëse një gjë e tillë është e nevojshme, ne do të dërgojmë trupa. Jemi të gatshëm të ndërmarrin gjitha masat e nevojshme për tu mbrojtur brenda dhe jashtë Turqisë”, ka shtuar Davutoglu, gjatë një interviste dhënë televizionit Al Jazeera me bazë në Katar, transmeton Telegrafi.

Qyteti turk Kilis, është pothuajse çdo ditë cak i sulmeve me raketa nga zona e Sirisë, që kontrollohet nga xhihadistët e Shtetit Islamik.

Sipas qeverisë turke, në këto sulme kanë mbetur të vrarë të paktën 20 persona.

Artikulli paraprakHani çokolatë që të shpëtoni nga sulmi në zemër
Artikulli vijuesAdoleshenti-gjeni që di më shumë se 20 gjuhë (video)