Rritet numri i atyre që pranojnë Islamin pas Charlie Hebdo

Numri i njerëzve që po pranojnë Islamin në Francë ka një rritje marramendëse pas asaj që ndodhi në Charlie Hebdo, thonë imamët të cilët tregojnë për numrin në rritje që vinë në xhami për të thënë Shahadetin.

“Më bënë që të pranojë Islamin dhe tua tregojë të gjithëve se ajo çka paraqitet nuk Islami i vërtet”, thotë një mysliman i ri i cili u konvertua në Islam, thuhet në Radio RTL një javë më parë.

Sipas një radio stacioni, Xhamia e Madhe në Paris u ka dhënë certifikata mbi 40 të konvertuarve në Islam.

Gjatë gjithë vitit, xhamitë u dhanë vetëm 22 çerifikata të tilla, ndërsa tani mbi 50 % më shumë vetëm në fillim viti.

Numri i atyre që pranojnë Islamin në Strasburg dhe Aubervilliers po ashtu është shumë e lartë, duke shënuar rritje mbi 30%.

Lyoni po ashtu ndjek këtë trend duke shënuar ngritje për rreth 20%.

Imamët thonë se janë të habitur në fillim nga numri i madh i atyre që po pranojnë Islamin.

Është interesante se ata që pranojnë Islamin janë të ndryshëm, duke pasur doktorë, mësues ose edhe oficer policor, të cilët pranuan Islamin në Xhaminë e Madhe të Parisit.

Pak ditë pasi sulmit në Charlie Hebdo, drejtori i biznesi Francez Isabelle Matic, lajmëroi për vendimin e tij që ka pranuar Islamin duke e shpërndarë atë në llogarinë e tij personale në Facebook.

Duke dënuar atë çfarë ndodhi në Charlie Hebdo, Muslimanët Francez bëjnë thirrje për të mos kriminalizuar dhe fyer shenjtërit fetare, siç ndodhi fyerja ndaj Profetit të Myslimanëve, Muhamedin (s.a.v.s)./KohaIslame

Artikulli paraprakBomba e spiunazhit: Do të publikohen sekretet e CIA, MI-6, Mossad dhe FSB! (Video)
Artikulli vijuesDardan Sejdiu: Po vijnë 51 autobusët e premtuar