Davutoglu: YPG dhe PYD janë ushtarë legjionarë me pagesë të Rusisë

Kryeministri Davutoğlu ka pohuar më tej se “nga këtu bëj thirrje përtej Sirisë, përtej Irakut dhe kudo që askush të mos ngihet e të abuzojë me kurdët. Shteti dhe mbrojtësi, edhe ruajtësi i kurdëve është Republika e Turqisë”.

ANKARA (AA) – Në fjalën e tij të mbajtur në takimin e Grupit Parlamentar të AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, ka deklaruar se avionët rusë në Siri duke hedhur të gjitha bombat që posedojnë i kanë mbaruar të gjitha bombat e që kanë patur për ti larguar nga inventari, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoğlu, ndër të tjera ka pohuar se: “PYD veçanërisht pas tensionit të përjetuar mes Rusisë dhe Turqisë duke u bërë ushtarë legjionarë me pagesë të planit rajonal të Rusisë ka bërë prioritet të parë për të dëmtuar Turqinë. YPG, PYD në asnjë mënyrë nuk janë përfaqësues të kurdëve, nuk janë përfaqësues të Sirisë, por janë ushtarë legjionarë me pagesë”.

 “Republika e Turqisë është edhe shteti edhe mbrojtësi i kurdëve”

Kryeministri Davutoğlu ka pohuar më tej se “nga këtu bëj thirrje përtej Sirisë, përtej Irakut dhe kudo që askush të mos ngihet e të abuzojë me kurdët. Shteti dhe mbrojtësi, edhe ruajtësi i kurdëve është Republika e Turqisë”.

Ndërsa duke iu drejtuar kryetarit të partisë kryesore opozitare (CHP) Kemal Kılıçdaroğlu, kryeministri Davutoğlu u shpreh se: “I nderuari ish-kryetari i Partisë CHP, Deniz Baykal për zhvillimet e ndodhura në kufirin tonë duke i interpretuar me një perspektivë të sigurisë kombëtare të Turqisë ka folur me një seriozitet ashtu siç i takon një burri të shtetit dhe për këtë e falënderoj. I nderuari Baykal e shprehu qartë se masat e marra nga Turqia janë legjitime dhe të nevojshme. Ndërsa Kılıçdaroğlu duke shprehur vetëm një mori fjalësh dhe me dinakëri duke dalë në majë nuk ka mbajtur një qëndrim serioz dhe të qëndrueshëm në lidhje me këtë situatë e cila kërcënon sigurinë tonë kombëtare”.

Artikulli paraprakParashikohet që 500 mijë refugjatë të hyjnë në Gjermani
Artikulli vijuesTurqia dënon ashpër sulmet e Rusisë ndaj civilëve në Siri