Turqia dënon ashpër sulmet e Rusisë ndaj civilëve në Siri

Ministria e Jashtme e Turqisë duke vënë në dukje se dënon ashpër sulmet ajrore të Rusisë në Siri ka theksuar se sipas dispozitave në të drejtën ndërkombëtare këto sulme janë krime të një lufte të hapur

ANKARA (AA) – Ministria e Jashtme e Turqisë duke vënë në dukje se dënon ashpër sulmet ajrore të Rusisë në Siri ka theksuar se sipas dispozitave në të drejtën ndërkombëtare këto sulme janë krime të një lufte të hapur, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga MPJ e Turqisë rikujtohet se Grupi Ndërkombëtar Mbështetës të Sirisë në takimin e mbajtur më 11 shkurt në Mynih vendosi për ndalimin e konflikteve në Siri.

Më tej në deklaratë theksohet se: “Rusët pas këtij vendimi në vend që të ndalonin sulmet ajrore në Siri i rritën ato edhe më shumë dhe ku për fat të keq vërehet se kanë vendosur në objektiv kryesisht civilët, spitalet dhe shkollat. Konkretisht në 24 orët e fundit janë ndërmarrë sulmet ndaj dy shkollave dhe një spitali në rajonin Azez si dhe ndaj spitalit që menaxhohej nga Organizata e Mjekëve pa Kufij në rajonin Maar’at El Numan në Idlib. Si rezultat i sulmeve të kryera nga avionët dhe raketat e Rusisë kanë humbur jetën mbi 30 civilë të pafajshëm nga të cilët shumica e tyre gra dhe fëmijë, si dhe parashikohet se mbi 100 persona të tjerë janë plagosur”.

Në deklaratë teksa dënohen ashpër sulmet theksohet se: “Këto sulme të cilët i dënojmë ashpër dhe të cilat nuk kanë asnjë ndërgjegje njerëzore, në dispozitën e të drejtës ndërkombëtare janë një krim i një lufte të hapur. Federata Ruse me këto krime të kryera hap rrugën për thellimin e mëtejshëm të luftës së brendshme në Siri si dhe rritjen e rrezikut në rajon. Nëse Rusia nuk i jep fund këtyre akteve dhe sulmeve të cilat sa vijnë e largojnë Sirinë nga paqja dhe stabiliteti ajo do të përballet me rezultate më të mëdha dhe më serioze të pashmangshme”.

Artikulli paraprakDavutoglu: YPG dhe PYD janë ushtarë legjionarë me pagesë të Rusisë
Artikulli vijuesVIDEO – Të krishterët, jehudët… besojnë, a janë besimtarë