DAVUTOLLU: TURQIA DO TË MARRË MASA NË RAST TË CENIMIT TË KUFIJVE TË SAJ

1 Min Read

Turqia do të ndërmarrë masa në rast të cenimit të kufijve të saj, të cilat janë edhe kufij të NATO-s, paralajmëroi dje Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu.

 ”Mbrojtja e kufirit të Turqisë si linjë e sigurisë mund të jetë një çështje, që do t’i prekë të gjithë aleatët e NATO-s”, deklaroi ai.

“Në rast të cenimit të kufirit, ne rezervojmë të drejtën të ndërmarrim masa të ndryshme dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë konsultimet me anëtaret e NATO-s”, shtoi Davutollu.

Shefi i diplomacisë turke theksoi se Ankaraja po ndjek me vëmendje ngjarjet në Siri pas shpalljes së armëpushimit./trt/kohaislame

Share This Article