Deklarata “bombë” e Mishel Obamës, çifti do të divorcohet

Dita lindjes se Mishel Obamës nuk kaloi siç pritej, nën tingujt e muzikës dhe në një atmosferë festive, por mes një situate tepër të tensionuar dhe me një deklaratë bombë në lidhje me divorcin e presidentit Obama me gruan e tij. Zonja e Parë amerikane gjatë festimit të 50-vjetorit është shprehur: “Do qëndrojë me Barak Obamën deri në fund të mandatit”.

Pas artikujve në tabloidët amerikanë thuhet se, ata janë në krizë dhe Mishel do të qëndrojë përkrah Obamës deri sa ai të mbarojë mandatin presidencial. Më pas, ajo do të jetojë në Uashington me dy vajzat ndërsa ai do të kthehet në Havai, ku është rritur. Përtej paraqitjeve “të lumtura” publike, çifti presidencial më i fuqishëm i botës thuhet se po has probleme të forta bashkëjetese. Nën titullin “Bomba e divorcit të Obamës”, gazeta “National Enquirer” shkruan se martesa e tyre 21-vjeçare është tretur nga grindjet e vazhdueshme që janë ndezur që në memorialin e Mandelës, ku xhelozia e Mishel nuk mundi të fshihej, dhe akoma më keq nga zbulimi se truprojat e shërbimeve sekrete amerikane kishin “mbuluar” mosbesnikërinë e Obamës ndaj saj.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë. Edhe mediat në Uashington nuk i janë vënë pas këtij lajmi. Sipas “Enquirer”, zonja Obama ka në plan të qëndrojë përkrah bashkëshortit të saj deri në fund të Presidencës. Për momentin thuhet se ata po flenë në dhoma të ndara, pasi që për Krishtlindje ishin grindur aq keq në Havai, sa ai u kthye në Uashington me dy vajzat e tyre, duke e lënë gruan pas. “The National Enquirer” njihet si burimi më i besueshëm i lajmeve të skandaleve. Por, nëse edhe kësaj radhe zërat janë të vërtetë, për çiftin presidencial amerikan nuk konsiderohet një eksperiencë e re./bs/kohaislame

Artikulli paraprakSpahiu: Monumentin e Nënës Terezë e rrënuan anti-katolikët dhe anti-islamistët
Artikulli vijuesPolicia: Dyshohet se busti i “Terezës” është rrëzuar për shkak se nuk ka qenë i shtrënguar mirë