Spahiu: Monumentin e Nënës Terezë e rrënuan anti-katolikët dhe anti-islamistët

Ndaj aktit të rrëzimit të shtatores së humanistes Nëna Tereze në Mitrovicë ka reaguar edhe ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës Nexhmedin Spahiu, cili është i bindur seajo është rrënuar nga dikush që është anti-Mitrovicë, anti-Kosovë, anti- katolik e anti-islam.

Si ideator, nismëtar dhe kontribuuesi kryesor së bashku me Dr.Don Jak Prenkun, ingritjes së përmendores së Nënës Tereze në Mitrovicë, shpreh indinjatën më të thellë me rastin e rrëzimit të saj gjatë natës së mbrëmshme”, thuhet në reagimin e Spahiut.

Më tej ai thotë se “Përmendorja është ngritur me kontributet vullnetare të qytetarëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora ku kontributin kryesor e kanë dhënë vëllezërit Gojcaj nga Amerika”.

“Ngritja e përmendores së Nënë Terezës në qytetin ku 99 për qind të popullsisë janë myslimanë ka qenë një dëshmi e fortë e vlerave islame, siç janë mirëkuptimi dhe toleranca. Kryesve potencialë të kësaj vepre të ultë nuk mund t’ua paragjykojë përkatësinë etnike, fetare apo kombëtare, por një gjë është e sigurt: qëllimi i tyre është anti-Mitrovicë, anti-Kosovë, anti-katolik dhe anti-islam”, thuhet në reagimin e Spahiut. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakPërmbytjet zhvendosin 10,000 indonezian
Artikulli vijuesDeklarata “bombë” e Mishel Obamës, çifti do të divorcohet