Deklarata e Lidhjes së Dijetareve te Muslimanëve, për luftimet ndërmjet formacioneve luftarake në Siri.

0
175

Deklarata e Lidhjes së Dijetareve te Muslimanëve, për luftimet ndërmjet formacioneve luftarake në Siri.

I’a drejtoj mbare vëllezërve të mi shqiptar që gjenden tek SHISHI me shpresën që do të reflektojnë dhe do të largohen para se të takojnë Zotin e tyre me duar të përgjakura, me gjak të pafajshëm dhe mendime që do të dëmtojnë besimin e tyre, po ashtu edhe vëllezërve në Shqipëri dhe mbarë trojet shqiptare dhe që mendojnë apo kanë vendosur t’i bashkëngjiten SHISHI’t.

Deklaratën e gjeni në faqen zyrtare të Lidhjes.

Përkthimi u bë gjatë udhëtimit kështu që ka nevoje për përmirësime.

 

Në vijim deklarata:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Deklarata e Lidhjes së Dijetareve te Muslimanëve, për luftimet ndërmjet formacioneve luftarake në Siri.

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimit e Tij qofshin mbi te Dërguarin e Tij, familjen, shokët e tij dhe mbare ata qe ndjekin rrugën e tij, e ne vijim.

 

Lidhja e Dijetareve të Myslimanëve, vazhdon te ndjeke me vëmendje te veçantë çështjen e Sirisë, sikurse edhe e mbështet popullin sirian dhe luftën e tij nëpërmjet çdo rruge legale.

Gjithashtu vazhdon të ndjeke me vëmendje si edhe me shqetësim te madh, përshkallëzimin e gjendjes ndërmjet formacioneve luftarake, Zoti u dhënte sukses dhe i ruajt prej fitnes!

Mirëpo, shqetësimin dhe keqardhjen më të madhe po e shkaktojnë tejkalimet e shëmtuara dhe armiqësia e vazhdueshme, sipas informacioneve të shumta dhe të gjithanshme, nga ana e grupacionit të ashtuquajtur “Shteti Islam në Irak dhe Sham” si dhe tejkalimet, padrejtësitë, bërja qafir e kundërshtarit, lehtësia me të cilën derdhin gjakun e të pafajshmëve, duke kaluar çdo kufi, marrja në zotërim e pasurisë së vlefshme, pothuajse mos drejtimi i armës së tyre kundër armikut esedist, për të fokusuar aktivitetin e tyre në shtrirjen e kontrollit tek zonat e çliruara, duke luftuar vëllezërit e tyre si dhe duke përdorur pasuesit e tyre si lëndë djegëse në një lufte të pavlerë ku derdhet gjak i pafajshëm, si dhe duke i hedhur pas shpine të gjitha thirrjet për gjykim sipas ligjit te Allahut.

Lidhja ka vlerësuar mos publikimin e fjalës së saj si edhe qëndrimit të saj më herët duke u mbështetur në nismat e ndërmarra nga disa njerëz të ditur dhe me vlera, si dhe disa prej anëtarëve të Lidhjes për pajtim dhe gjykim, duke dashur të çojnë ne vend fjalën e Allahut te Madhëruar: “dy grupe besimtarësh nëse luftojnë ndërmjet tyre, pajtojini”. Gjithë kjo sepse kemi shpresuar qe grupi agresor do te kthehet tek e vërteta.

Por fatkeqësisht çështja u përkeqësua edhe me shume si edhe ky grup agresor u be edhe me agresiv dhe zullumqar, ndaj edhe Lidhjes nuk i mbeti rruge tjetër (për të çuar në vend përgjegjësinë që Allahu u ka ngarkuar dijetarëve për tu sqaruar njerëzve të vërteten dhe të mos e fshehin atë) përveç rrugës se publikimit të kësaj deklarate dhe qëndrimit të saj, qëndrim me të cilin do të takoj Zotin e saj, ndaj edhe duke kërkuar sukses prej Zotit, themi;

1- Luftimet qe po ndodhin ndërmjet formacioneve, derdhja e gjakut dhe cenimi i nderit pa argument, është sherr dhe fitne e madhe, gjë që bie ndesh me qëllimin e xhihadit të nisur prej fillimit të revolucionit ne Siri, si edhe humbet vlerën e atij gjaku të pastër që kane derdhur dëshmorët e ndershëm, që të fitojë drejtësia dhe të largohet padrejtësia prej popullit sirian.

2- Në këtë kohë të vështire del në pah rëndësia e madhe e diturisë dhe dijetareve të mirë, të cilët janë edhe garancia për rrugëdalje, pas Allahut të Madhëruar, prej kësaj sprove të errët. Referimi tek ata duhet të jetë i sinqertë për tu gjykuar me Kuran dhe Sunnet në pajtimin ndërmjet palëve kundërshtare.

Besimtaret gëzohen kur dy pale pajtohen, sepse e konsiderojnë këtë gjë qellim madhor dhe mirësi te madhe, siç edhe ka thënë Allahu i Madhëruar ne Kuran; “Pajtimi është mirësi” po ashtu ka thënë; “ne me te shumtën e bisedave te tyre nuk ka mirësi, përveç atyre qe urdhërojnë sadaka (ndihme për nevojtarin), apo urdhërojnë për mire, a pajtim ndërmjet njerëzve. Këtë gjë kush e bën për të kënaqur Zotin e tij, Zoti do ti japë shpërblim të madh” En-Nisa 114

Refuzimi i gjithë nismave të ndërrmara për pajtim, nga ana e një grupacioni të vetëm është paralajmërim i keq dhe çelës ligësie.

3- Gjykimin tek ligji i Zotit nuk e refuzon në mënyrë kategorike vetëm se hipokriti ( munafiku) apo personi i vetmashtruar, Allahu i Madheruar ka thëne: ” Vëreji ata që pretendojnë se besojnë ç’të ka zbritur ty dhe ç’ka zbritur përpara teje dhe kërkojnë te gjykohen prej tagutit, ndërkohe që janë urdhëruar ta mohojnë. Shejtani dëshiron t’i humbas larg ata. Kur u thuhet ejani tek ajo ç’ka ka zbritur Allahu dhe tek i Dërguari i Tij, ti vëren hipokritët (munafikët) të shmangen me çdo motiv” En-Nisa 60-61

Allahu i Madhëruar gjithashtu ka thëne:” Besimtaret kur ftohen tek Allahu dhe i Dërguari i Tij që të gjykojë ndërmjet tyre, thonë;  dëgjuam dhe bindemi. Këta janë të shpëtuarit” En-Nur 51

4- Shpallja e Shtetit Islam prej një grupacioni musliman apo luftarak, shtet i cili nuk ekziston në realitet, as nuk gëzon minimumin e elementeve mbi të cilat ngrihet një shtet mbi faqen e dheut.

Besëlidhja e përgjithshme, nëse nuk përputhet me fenë e Zotit dhe as nuk i plotëson kushtet e saj, është tirani, si edhe tregon injorancën në njohjen e fesë se Zotit po ashtu edhe ne njohjen e realiteti.

Umeri radijallahu anhu siç transmetohet prej tij ne dy sahihet dhe kjo është shprehja që ka transmetuar Buhariu, ka thëne: kushdo që i jep besëlidhjen dikujt, pa konsultën e myslimanëve, nuk pasohet ai dhe as personi te cilit i është dhënë besa, sepse shkojnë drejt vrasjes të mashtruar.

Çdo te ndodhe nëse ndonjë grupacion i dyte apo i trete do te shpalle formimin e shtetit ne te njëjtën toke dhe po me te njëjtën dobësi?! Pikërisht kjo gjë është zanafilla e shume problemeve, imagjinimi i te cilave mjafton për te kuptuar pavlefshmërinë dhe demin e atyre akteve për ngritjen e fesë dhe shtetit sëbashku.

5- Raporti me liritë dhe me njerëzit e pafajshëm është nder raportet me te këqija ne formimin e këtij shteti te pretenduar. Gjykohet si rebel çdo person qe nuk pranon ti japi besën emirit te të këtij shteti dhe ekzekutohen mbi te të gjitha ligjet që kane të bëjnë me rebelët dhe prishësit e rendit, duke justifikuar në këtë formë, procesin gjyqësor, burgosjen, dhunimin dhe ekzekutimin e çdo personi qe nuk pranon njohjen e këtij shteti (siç edhe tregon realiteti i hidhur ). Përmasat e belasë dhe shkatërrimit qëe shkaktohen prej kësaj gjëje s’mund ti dijë askush përveç Allahut.

6- Penalitetet (hududet) në situatë lufte pezullohen dhe nuk zbatohen (kjo duke supozuar ekzistencën e shtetit Islam, sepse shteti ka detyrimin e ekzekutimit të ligjit) siç transmetohet në hadithin e Buser iben ebi Ertae “se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka ndaluar prerjen e dorës në beteja” transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ahmedi dhe e ka saktësuar Albani.

Në Fet’hul-Qadir autori thotë: ” juristët e vendeve kanë rënë dakord në forme unanime se hududet prezumohen në momentin e dyshimit dhe hadithi i transmetuar për këtë çështje është i transmetuar nga Buhari dhe Muslimi, si edhe mbare ymeti e ka pranuar” nëse penalitetet (hududet) anulohen në gjendje sigurie për shkak të rrethanave dyshuese, anulimi i tyre në rrethana lufte është më parësore, kjo është një e drejtë e çdo personi, kështuqë për luftëtarët është edhe më parësore. Ndërsa arrestimet, dënimet dhe vrasjet e luftëtareve që bëjnë disa, është e keqe e madhe dhe bela e rëndë për vepruesin e saj në dynja si edhe ne boten tjetër. Shfaqja e këtyre akteve tregon ligësinë e vepruesit si edhe na shtyn te dyshojmë ne fenë dhe qëllimet e tyre.

7- Lidhja i drejtohet mbare luftëtarëve me fjalën e udhëheqësit te mbare myslimanëve salallahu alejhi ue selem: “Bindja është e detyrueshme ne urdhra të drejtë” gjithashtu edhe me fjalën e tij: “Udhëheqësi nëse te urdhëron me padrejtësi atëherë nuk vlen te dëgjohet dhe ti bindet ne padrejtësi” te dy hadithet ndodhen tek Bukhari dhe Muslimi.

Për ketë arsye, askush prej luftëtareve s’duhet ti bindet udhëheqësit te tij kur e urdhëron për vëllavrasje, si edhe cenimin padrejtësisht te dinjitetit te tyre, nëse prej shtëpisë kane dale me qëllimin qe te mbroje gjakun dhe dinjitetin e myslimanëve?! Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ofendimi myslimanit është prishje, ndërsa vrasja e tij është kufer”

8- Lidhja i bën thirrje gjithë luftëtarëve qe te vazhdojnë luftën e tyre legjitime konform Kuranit dhe Sunnetit, deri ne rrëzimin e sistemit te nusejrist, vendosjen e drejtësisë dhe ndalimit te padrejtësisë. Njëkohësisht bën thirrje për unifikim dhe unanimitet, nen një komande te përbashkët, bashkëpunuese ne bamirësi dhe vendosjen e drejtësisë, siç thotë Allahu i Madhëruar: “Allahut dhe te Dërguarit te Tij bindjuni dhe mos u konfliktuoni, qe te mos dështoni dhe te humbisni forcën tuaj” Enfal 46

9- Lidhja fton gjithë formacionet qe t’i frikësohen Zotit dhe te qëndrojnë larg rrugëve te ekstremisteve dhe agresoreve, si edhe fton drejtuesit e formacionit qe ka refuzuar çdo nisem qe ka synuar ndreqje qe te bëjnë kthese prej qëndrimit te tyre jolegjitim. Ne te njëjtën kohe i paralajmërojmë prej pasojave te gjakderdhjes se myslimanëve me pretendime te papranueshme, Allahu i Madheruar ka thënë: “O ju besimtar pendohuni tek Allahu te gjithë qe te shpëtoni” En-Nur 31

Përkrahësve te këtij formacioni i bëjmë thirrje te këshillojnë drejtuesit e tyre, ne te kundërt te largohen prej tyre, drejt luftës ku nuk shkelen kufijtë e se drejtës.

10- Se fundmi porosisim luftëtaret e sinqerte me fjalën e Allahut te Madhëruar: “Dy grupe muslimane nëse luftohen ndërmjet tyre, pajtojini e nëse ndonjëra prej tyre refuzon gjykimin dhe i tejkalon kufijtë atëherë luftojeni atë grup derisa te kthehet tek gjykimi i Allahut. Allahu i do te drejtët” El-Huxhurat 9.

Allahun e Madhëruar e lusim qe luftëtaret ti inspiroj për drejtësi, tu japë sukses për çdo mirësi, ti ruaj nga e keqja e çdo te keqi, kurthi çdo te ligu, shkaqeve te konfliktit, fatkeqësisë, dështimit si edhe ti ruaj prej formave te agresivitetit dhe ekstremizmit.

 

Paqja dhe bekimet qofshin mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem, familjen dhe mbare shokët e tij.

 

Dt: 04/04/1435 h

04/02/2014 g

 

Disa nga anëtaret e Lidhjes se Dijetareve Musliman, ndërkohë qe anëtaret e Lidhjes janë nga 30 shtete të botës.

 

Prof.Dr. Nasir El-Umer

Sekretari Pergjithshem i Lidhjes

Shejkh Abdurrahman El-Barak

Shejkh Dr. Abdurrahman El-Mahmud

Shejkh Abdurrahman Abdulkhalik

Shejkh Dr. Abdulmuhsin El-Mutejri

Dr. Abdulaziz Al Abdulatif

Dr. Abdulaziz Et-Turki

Dr. Sad El-Humejd

Shejkh Muhamed Ismail El-Mukadim

Dr. Muhamed El-Jusri

Dr. Muhamed El-Arifi

Shejkh Jahja Abdulaziz Al-Jahja

 

 

Solli në shqip Bilal Shkrepi