Deklarata e Mursit: Mbroj qëndrimet e mia deri në frymën e fundit

Presidenti egjiptian Muhamed Mursi u dërgoi një mesazh familjes së tij, përmes një bisede telefonike të kohëve të fundit. Ai tha se do të qëndrojë besnik ndaj bindjeve të tij deri në frymën e fundit.

Sipas burimit të informacionit, i cili kërkoi të mbetet anonim, Mursi telefonoi familjen e tij javën e kaluar nga një numër privat.
“Unë do të qëndrojë besnik ndaj bindjeve të mia deri në frymën time të fundit “, tha Mursi në një telefonatë jo edhe aq të shkurtër.
Sipas burimit, Mursi dukej në gjendje të mirë, duke thënë se ai ishte duke ndjekur zhvillimet e vazhdueshme në Egjipt.
Kjo nuk ishte hera e parë që Mursi foli për familjen e tij që nga rrëzimi i tij më 3 korrik, tha burimi.
Gjatë bisedave telefonike, Mursi nuk japte detaje në lidhje me vendndodhjen e tij, e as nuk pranoi të tregojë nëse bisedat ishin lejuar nga autoritetet.
Mursi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Egjiptit , nuk është parë në publik që prej përmbysjes së tij.
Familja e tij, ndërkohë, nuk ka qenë e lejuar të ketë qasje ndaj tij .
– President legjitim
Morsi thuhet se i tha familjes së tij se prokurorët ishin duke e marrë në pyetje atë me sytë të lidhur në mënyrë që të mos dihet kush po e pyet dhe ku po mbahet.
Morsi përballet me akuzat për gjoja se “komplot ” me grupin e Hamasit në Gaza për të kryer “akte armiqësore” në Egjipt.
“Unë u thashë atyre se unë jam udhëheqësi legjitim i vendit”, u tha Mursi familjes së tij.
Mustafa Azab , një zëdhënës i ekipit të mbrojtjes së Mursit, tha se ai ishte në dijeni të bisedës së shkurtër mes liderit dhe familjes së tij, por nuk dha detaje të mëtutjeshme.
Azab nuk përjashtoi mundësinë që biseda të kishte qenë e sanksionuar nga autoritetet e burgut.
Djali i Mursisë, Osama Mursi, kishte thënë më parë se familja ishte duke planifikuar të paraqesë një ankesë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë, për shkak të shkeljeve të tmerrshme të të drejtave të Mursit dhe familjes së tyre.
Osama tha se familja Mursi nuk do të ndjekin veprime ligjore në Egjipt pasi ata nuk e njohin grusht shtetin apo institucionet e lidhura me të. /mszh/kohaislame

Artikulli paraprakShpërthim i fuqishëm në kufirin e Sirisë
Artikulli vijues44 vjet pas paraqitjes së kërkesës, vihet guri i themelit i xhamisë së parë në Slloveni