Del në shitje Mercedesi që e ka vozitur Mbretëreshën Elizabet dhe shumë personalitete tjera

Në vitin 1965, Mbretëresha Elizabet dhe Mbreti Philip, e kanë vizituar Gjermaninë.

Kjo ishte vizita e parë në 50 vite, që një zyrtar nga Britania shkon për një takim me udhëheqësit gjerman, transmeton Telegrafi.

Në këtë vizitë, Mbretëresha është pritur me veturën luksoze W100 600.

Kjo veturë, shërbente që të priten mysafirët special në aeroport dhe të dërgohen kudo që ata kanë nevojë.

E tani, kjo makinë që është në mesin e 59 të tillave që janë prodhuar, do të dalë në shitje.

Automobili luksoz ka ngjyrë të re, enterier të rinovuar, si dhe i janë ndërruar pjesët e ndryshme nga druri.

Nuk bëhet e ditur se sa kushton kjo veturë e gjatë, por pritet të ketë një çmim mjaftë të lartë.

Në videon e postuar, mund të shihet madhështia e Mercedesit që transportonte çiftin mbretëror.

 

Artikulli paraprakPiktura e artistes amerikane u shit për 12.9 milionë dollarë
Artikulli vijuesKjo është shtëpia më interesante që keni parë