Delawie: Kosova është shtet nuk ka pse ta pyet Beogradin për formimin e Ushtrisë

Ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie ka folur në konferencën “Forca e Sigurisë së Kosovës-Perspektiva e së Ardhmes’ e organizuar nga Instituti RIDEA.
Ai ka thënë, se mbështesim Kosovën që të ketë të drejtë legjitime për të mbrojtur vetën.

“Si mik i juaji u them që formimi i Ushtrisë përmes ndryshimit të projektligjit nuk është më e mira për të ardhmen në NATO”, ka thënë Delawie, raporton lajmi.net.

Ambasadori i SHBA-së ka thënë ndër tjerash, se një çështje kaq e rëndësishme duhet të bëhet me dialog dhe transparencë.

“Ky dialog duhet të jetë përfshirës dhe askush nuk mund të përdor veton. Kur po them përfshirës nuk dua që fjala ime të keqkuptohet, nuk po them që duhet biseduar më Beogradin ju jeni shtet i pavarur dhe duhet të vendosni vet. SHBA do të jetë përkrahëse që ëndrrën e formimit të Ushtrisë të bëhet realitet”, është shprehur ai.

Artikulli paraprakPërçahet keq Lista Serbe ​
Artikulli vijuesSHBA sulmon me raketa Sirinë