Iran – Kuvendi kërkon që Ahmedinexhad të përgjigjet për problemet ekonomike

Parlamenti iranian ka miratuar një interpelancë në lidhje me Presidentin Mahmud Ahmedinexhad.

Interpelanca në lidhje me çështjet ekonomike për Presidentin Mahmud Ahmedinexhad ishte paraqitur në kuvend me nënshkrimin e 77 deputetëve.

Në interpelancën e lexuar në Parlament prej Ahmedinexhadit kërkohet të përgjigjet për humbjen e vlerës së Rialit, lëkundjet në kursin e këmbimit dhe importin e grurit dhe të automobilave.

Përgjigja që qeveria i kishte dhënë interpelancës së paraqitur në Komisionin e Planifikimit dhe Buxhetit në datën 10 tetor me firmën e 102 deputetëve, ishte parë si e pamjaftueshme.

Sipas ligjeve iraniane Ahmedinexhad brenda një muaji duhet tu përgjigjet pyetjeve duke ardhur në kuvend.

Artikulli paraprakProfil i kandidatit demokrat, Barack Obama
Artikulli vijuesProfil i kandidatit republikan Mitt Romney