Dell-i konfirmon tabletin Latitude 10

Në maj, uebfaqja Neowin postoi një lajm ku Dell-i do të lançonte një tablet biznesi të quajtur Latitude 10 prodhuar për Windows 8. Sot, në një deklaratë për shtyp Dell-i konfirmoi përfundimisht se tableti ishte i vërtetë.

Njoftimi për shtyp nuk dha shumë detaje rreth specifikimeve të Latitude 10, por në një faqe interneti si Engadget u konfirmuan specifikimet e tij; një ekran 10.1 inç, procesor Intel Clover Trail, me 2 RAM GB dhe deri në 128 GB SSD memorie.
Ky tablet ka gjithashtu një bateri të lëvizshme dhe disa porta, duke përfshirë një kartë SD, një portë USB-je 2.0, një portë microUSB për karikim dhe një portë për mini-HDMI. Dell-i do të shesë edhe një mbajtëse opsionale për tabletin ku do të shtojë edhe më shumë porta USB-je, një portë HDMI-je, etj.
Dell-i nuk dha detaje mbi çmimin për pajisjen me Windows 8, por do të dalë në treg në fund të tetorit kur të prezantohet Windows 8. /krokodili/kohaislame

Artikulli paraprakVaji i ullirit, formula e shëndetit dhe bukurisë
Artikulli vijuesSony shpalos PlayStation 3 më të hollë