Sony shpalos PlayStation 3 më të hollë

Sony njoftoi një version më të hollë të konsolit të lojërave të saj, PlayStation 3, në Panairin e Lojërave në Tokio.

Nisur për të dalë këtë vjeshtë, PlayStation-i i ri do të mbajë të njëjtin emër si dy paraardhësit e tij, por do të jetë 20% më i vogël dhe 25% më i lehtë se modeli i gjeneratës së dytë, tha Sony. Ai do të jetë i gatshëm në dy versione: të zi dhe të bardhë, me memorie 250GB ose 500GB.
Për sa i përket dallimeve fizike nga modeli i mëparshëm, PS3-i i ri do të jetë më i hollë, gjithashtu do të ketë një tabaka disku (në vend të një rrëshqitje në mekanizmin e diskut) dhe një dizajn me hark sipër.
Modeli i “zi si qymyr” duhet të dalë në treg më 25 Shtator, ndërsa “i bardhi klasik ” duhet të mbërrijë më 22 Nëntor në Japoni.
Ende nuk janë bërë të ditura të gjitha detajet e çmimit, por një paketë e kufizuar, me PS3 250GB të zi, loja e vitit Uncharted 3: Drake’s Deception dhe një kupon për më shumë se $30 do të jetë në dispozicion më 25 Shtator për $269,99./krokodili/kohaislame

Artikulli paraprakDell-i konfirmon tabletin Latitude 10
Artikulli vijues15 semundjet me te shpeshta