Dell ia kthen letrën Surroit, “Zvarraniku nga Ozi”

Ambasadori amerikanë në largim, Christopher Dell, përmes gazetës Kosova Sot i ka shkruar edhe një herë Veton Surroit, duke e sulmuar edhe njëherë për shkrimet e tij të mëparshme.

“Të njoh, prandaj nuk ka nevojë të fajësosh dikë tjetër për të metat e tua dhe ma merr mendja që unë jam I fundit në listën tënde të gjatë të kurbanëve … kur të vie koha që të shkruash memoaret tua, është pothuajse e sigurtë që libri do të jetë bestseller dhe ndoshta do të kthej pasurinë në rënie të perandorisë suaj mediatike- nëse e kujton intervistën timë në gazetën Kosova Sot, dhe referencat letrare në fillim të kësaj letre. Të lutem, titulloje librin “Zvarraniku nga Ozi” (The Llizard of Oz). Jam i sigurt se pajtohesh që ky titull bie në sy dhe unë me dëshirë jap lejen time që ta përdorësh atë titull për të paguar çfardo borxhi të mbetur”, shkruan ambasadori amerikanë. /Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakKompjuteri 36-vjeçar i Apple shitet për 374,500$
Artikulli vijues“Ari” i kuq i tryezës – Virtytet e specit djegës