Gjermanët duan ta ndërtojnë një “Fshat spitalor”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, i shoqëruar nga sekretari i Përhershëm, Xhavit Dakaj, kanë pritur sot në takim një grup investitorësh privatë nga Gjermania, të cilët kanë prezantuar një projekt voluminoz, i cili parashihet që të realizohet në Kosovë dhe në të cilën është përfshirë edhe fusha e arsimit.

Projekti parasheh ndërtimin e “Fshatit spitalor” në një periudhë pesëvjeçare, të ndihmuar edhe nga Qeveria e Kosovës, ndërsa lokacioni do të ndahet nga Kuvendi Komunal i Lipjanit.

Pas prezantimit të projektit nga mysafirët gjermanë, ministri Buja tha se është ëndërr për qytetarët e Kosovës që të shohin një projekt të tillë të realizuar, pasi që ky projekt kapital, me kapacitetet që do të ketë, nuk do të ketë reflektimin vetëm në Komunën e Lipjanit, por në gjithë Kosovën.

Arne Pettersen, në emër të delegacionit tha se projekti do të krijojë një sistem arsimor, përmes të cilit mjekët e rinj do të profilizohen dhe specializohen. Pettersen tha se nxënësit, të cilët përfundojnë shkollimin në këtë shkollë, do të punësohen në kompleksin spitalor, në bazë të profileve të tyre.

Fshati spitalor do të ofrojë shërbime të avancuara në të gjitha profilet e mjekësisë. Ky fshat po ashtu do të ketë edhe një shkolle të mesme të mjekësisë, një objekt parashkollor dhe një çerdhe.kohaislame

Artikulli paraprakSi të mbrohemi nga temperaturat e larta
Artikulli vijuesKujdes, një virus është përhapur në Facebook!