Delvinë, po zhduket xhamia e parë

Xhamia e parë e ndërtuar në Shqipëri, xhamia mbret e Xhermahallës në Delvinë është duke u rrënuar.

Kompleksi islamik i vitit 1682, i vetmi për nga arkitektura në territorin shqiptar është monument kulture i kategorisë së parë, por ndërhyrjet restauruese të kryera vite më parë nuk mund të garantojnë aklualisht strukturën e saj.
Objekti e shembi çatinë e tij rreth viteve 70 dhe bashkë me çatinë agjentët atmosferikë zhdukën gradualisht dekorin dhe ornamentet e mureve.
“Edhe sot ai është i vizitueshëm. Agjentët atmosferikë, sidomos reshjet ndikojnë në qëndrueshmërinë e objektit për këtë arsye janë marrë masa me restaurimin”, thotë Panajot Gunari, drejtor i Monumenteve të Kulturës.
Shumë pak mes atyre që vizitojnë Delvinën një prej kryeqendrave të Shqipërisë mesjetare e dinë se ekziston Xhermahalla. Specialistët mendojnë se në të gjithë rrethin e Delvinës janë më shumë se 15 monumente që rrezikojnë degradimin dhe humbjen e vlerave autentike prej pamundësisë për restaurim, konservim, mirembajtje dhe promocionit për ti kthyer në objekte të vizitueshme turistike. /tch/kohaislame

Artikulli paraprakTë burgosurit e Guantanamos rrëfejnë tmerret
Artikulli vijuesKësaj i thonë urrejtje fetare: Eksperti nga Fox News, vritini muslimanët