Nga 500 euro ndihmë paraprake për familjet e prekur nga vërshimet

Çdo familje që është prekur nga vërshimet e 6 gushtit do t’i ndahet ndihmë paraprake prej rreth 30 mijë denarë, ka bërë të ditur sot kryeministri  i vendit Emill Dimitriev.

Ai tha se deri tani nga 4 mijë familje që janë vizituar, janë përpunuar të dhënat për rreth 1.950 familje kështu që prêt që pagesa për familjet të filloj gjatë ditës së sotme.

Ai beson se I tërë ky proces I ndarjes së ndihmave në mënyrë paraprake të mbaroj të martën. Rebalanci i Buxhetit që sot do të dorëzohet në Kuvend që të sigurohen  edhe 2 miliard denarë në mënyrë që të kompensohen të prekurit nga vërshimet.

Artikulli paraprakDy javë pas vërshimeve, Hasanbegu nis të rimëkëmbet (VIDEO)
Artikulli vijuesOperacion antiterrorist në Stamboll, arrestohen 13 të dyshuar