Demaçi: Dialogu është i domosdoshëm!

0
202

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem DemaçI, është shprehur në favor të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Bisedimet janë të domosdoshme. Shtetet bisedojnë në mes vete edhe kur janë në gjendje lufte.

Por, problemi qëndron se sa janë të vendosura, sa ka mundësi shteti ynë, kjo qeveri, që bisedimet të zhvillohen duke pasur parasysh mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Demaçi për “Epoka e Re”.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të përgatisë një agjendë ofensive për dialog, e jo të mbrohet e as që të lejojë që dikush tjetër t’ia bëjë rendin e ditës.

Përfaqësuesit e opozitës janë duke kërkuar kushtëzimin e dialogut me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Demaçi për këtë thotë: “Nuk jemi në situatë të themi se nuk dëshirojmë të bisedojmë me Serbinë për shkak se ajo nuk është duke na njohur si shtet. Nuk mund të vësh kushte të tilla, sepse një gjë të tillë janë duke e kërkuar aleatët tanë për ta dërguar Serbinë drejtë BE-së”.kohaislame