Rreziqet që i kanosen shëndetit nga stresi janë tepër të mëdha. Stresi rezervon pasoja të rënda për të gjithë ne. Pasojat më të tmerrshme që ai sjell janë si më poshtë: Shenja në lëkurë Tensioni nuk i bën mirë as lëkurës. Ngjyra e saj zbehet, shkëlqimi venitet dhe në sipërfaqe dalin puçrra, por edhe rrudha. Net pa gjumë Shqetësimet dhe tensioni, streset dhe ankthi janë pa dyshim elemente të dëmshme për çlodhjen, armiq të betuar të një gjumi të mirë. Lodhje Stresi shkakton lodhje, dhe shumë madje. Pas adrenalinës së momenteve të para të stresit, trupi kërkon të mbajë një ekuilibër të duhur, pra të vetëkontrollohet, por në këtë mënyrë, ai lodhet shumë duke qenë se kundërvepron ndaj trurit dhe mendjes. Humbje të kujtesës Kur njeriu kalon një ngarkesë të fortë me stres ose një periudhë ankthi të tejzgjatur, truri mund të humbasë disa nga funksionet e tij, e sidomos atë të kujtesës. Probleme me dëshirën seksuale Truri impenjohet që të zgjidhë arsyen e shkakut të stresit, ndërsa emocionet janë konfuze. Por, mbi të gjitha, në kushtet e një stresi të fortë, rrezikohet të humbisni disa aspekte të jetës, personale ose në çift. Dëshira seksuale ka të ngjarë që të ndikojë negativisht në jetën intime. Probleme me tretjen Janë të shumtë personat që e vuajnë stresin në mënyrë të bezdisshme, me probleme në sistemin tretës, dhembje barku dhe vështirësi të tilla si përzierje, vjellje e deri aciditet në stomak e gastrit. Shëndoshje Duke u stresuar, duke i kushtuar pak vëmendje vetvetes, duke ngrënë në mënyrë jo të rregullt, duke bërë pak aktivitet fizik, ka shumë mundësi që të shëndosheni si kurrë më parë. Dhembje koke Një nga pasojat më të shpeshta të stresit, është dhembja e kokës, e cila mund të manifestohet në disa versione të mundshme, por migrena është më dominuesja. Rënie të flokëve Edhe lëkura e kokës e ndien shumë stresin. Tensioni dhe shqetësimet i “dobësojnë” flokët, duke u hequr atyre shkëlqimin, ndërsa ata fillojnë të bien shumë. Dhembje shpine Akumulimi i tensionit i bën keq shëndetit dhe veçanërisht shpinës. Tensionet emotive dhe psikologjike mund të përkthehen edhe në tensione muskulore.
You Might also Like
Specat djegës ruajnë zemrën
Kur hani spec djegës, në gojë ju shkrihet një përzierje kimikatesh, e cila quhet kapsaicinë.…
By
Redaksia
2 Min Read
Duhani helmi vdekjeprurës – HARAM
Duhani helmi vdekjeprurës Përbëhet nga: NIKOTINA: Materie shumë helmuese, konsiderohet një prej helmeve më të…
By
Redaksia
9 Min Read
Dobi të shumta të karrotave
Çfarë përmban karota? Për të asimiluar më mirë karotinoidët e karotaveShoqërojini me burime yndyrore, për…
By
Redaksia
2 Min Read
Gjinekologjia dhe Neonatologjia e QKUK-së përballen me kushte të vështira
Klinikat në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që kanë të bëjnë me lindjen e fëmijës…
By
Redaksia
3 Min Read
Sëmundja misterioze që po vret fëmijët
Një sëmundje misterioze po u merr jetën dhjetra fëmijëve në Kamboxhia. Mjekët thonë se pothuajse…
By
Redaksia
2 Min Read
“Migrimi i mjekëve”, fenomen shqetësues në Ballkanin Perëndimor
Rritja e migrimit të mjekëve nga Ballkani Perëndimor në shtetet e Evropës Perëndimore në vitet…
By
Redaksia
4 Min Read
