Demokristianët e Kosovës: Peticioni kundër ambasadorit Delawie i dëmshëm për Kosovën

Në emër të Unionit Demokristian Shqiptar (UDKSH), të të gjithë Demokristianëve të Kosovës në përgjithësi dhe në emër të Partisë Demokristiane për Integrim (PDKI) në veqanti, dëshirojmë të shprehim indinjatën e thellë dhe reagimin e fuqishëm, kundrejt atyre, që në forma dhe mënyra nga më të pandershmet dhe më primitvet, bëjnë peticione dhe thirrje për largimin nga Kosova të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Greg Delaëie.

Për ne Demokristianët e Kosovës, kërkesa dhe veprime të tilla, nga ana e cilitdo qytetar të kësovës, janë jashtëzakonisht shqetësuese, të dëmshme dhe të dënueshme, sepse nxjerrin në pah synimin mosntruoz të disa personave, që Kosovën dhe popullin e saj ta shkëpusin nga miqësia shekullore me popullin dhe shtetin më mik të kombit tonë, pra me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ne populli i Kosovës, në anjë moment nuk guxojmë të harrojmë, se ekzistenca e kombit shqiptar në përgjithësi dhe e Kosovës si shtet i ri në veqanti, as nuk do të ishte e mundur dhe as nuk do të bëhej kurrë realitet, pa partneritetin, ndërhyrjen ushtarake dhe përkrahjen e vazhdueshme dhe të pandërprerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si lideri kryesor i lirisë dhe demokracisë në botë, andaj dalja kundër përfaqësuesit të SHBA-ve në Kosovë, z. Ambasador Delaëie, është e papranueshme për Demokristianët e Kosovës, sepse kjo do të nënkuptonte një izolim edhe më tragjik sesa ai i Shqipërisë së kohës së komunizmit dhe mbi të gjitha do të shuante njëherë e përgjithmonë, ëndrrat tona për integrim në NATO dhe Bashkim Europian.
Sigurisht, që peticione dhe kërkesa të tilla, mund të vijnë vetëm nga ata, që synim kryesor kanë distancimin e Kosovës nga rruga Euro-Atlantike dhe orientimin e saj kah lindja e mesme, qka realisht do të nënkuptonte vetvrasje kombëtare dhe njëkohësisht tradhëti ndaj synimeve dhe idealeve tona shekullore, për të qenë pjesë e familjes Europiane, ideale këto të artikuluara dhe të mbrojtura më së miri nga presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, për gati 20 vite me radhë.
Pra edhe njëherë, Demokristianët e Kosovës iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të ruajnë qetësinë, maturinë dhe mbi të gjitha të ruajnë trashëgiminë e prijësit dhe liderit tonë historik dhe emblematik, Dr. Ibrahim Rugova, për miqësi të përhershme më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
Zoti e bekoftë Kosovën ! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!, thuhet në komunikatën e Unionit Demokristian Shqiptar.
Artikulli paraprakApel për ndihmë: Çifti nga Çairi jeton në park
Artikulli vijuesVIDEO – Komike – Hazbi Therra dhe Hoxhë Ferid Selimi