Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” si dhe Komuna e Dragashit janë dy institucionet më të papërgjegjshme, sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP).
Besnik Osmani, në emisionin “Ekonomia me Erëzën” në KTV, tregoi se pse këto dy institucione e kanë marrë këtë epitet.
Ka thënë se UP-ja dhe autoritetet komunale të Dragashit shpërfillin kërkesën e auditorëve, kur iu kërkua hartimi i planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve.
“Ne kemi bërë 1040 rekomandime, por Universiteti i Prishtinës dhe Komuna e Dragashit nuk kanë përmbushur obligimin ligjor për dorëzimin e planit të veprimit”, ka pohuar Osmani, raporton Koha.net.
Kryeauditori nuk ka dashur të komentojë se pse drejtuesit e këtyre dy institucioneve shpërfillën kërkesën e auditorëve.
Po ashtu, nuk ka dashur të flasë lidhur me të gjeturat e auditorëve në këto dy institucione.
Osmani ka pohuar se ZAP nuk ka mundësi ligjore që të obligojë institucionet që të përfillin rekomandimet. Këtë, sipas tij, duhet ta bëjë Kuvendi i Kosovës, i cili është themelues i UP-së dhe Qeveria e Kosovës, e cila është mbikëqyrëse e autoriteteve komunale.
Kreu i Zyrës së Auditimit, gjatë emisionit ka folur edhe për ardhjen e tij në këtë pozitë.
Ka mohuar se zgjedhja e tij në krye të ZAP-it ka pasur ndikime politike, pa marrë parasysh që dikur ishte pjesë e strukturës së LDK-së.
Ai po ashtu ka folur edhe për raportet që ka me Zëvendës Ministrin e Pushtetit Lokal, Barjam Gecaj, si dhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Kam punuar me ta, pasi që kam qenë sekretar i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”, ka thënë Osmani.
Disa ditë pas emërimit të tij në krye të ZAP-it, ai kishte bërë foto të përbashkët me Gecajn dhe Hazirin. Dy zyrtarët e lartë të LDK-së i kishin uruar sukses kolegut të tyre në drejtimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
You Might also Like
Hague: Nuk lejojmë që Assange të dalë nga Britania
Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague ka thënë se Britania nuk do ta lejojë të…
By
Redaksia
1 Min Read
Dështimi i programuar i shtetit
1.Bashkimi Evropian nuk e njeh Kosovën. E mban në izolim dhe presion. Pra e shpie…
By
Redaksia
1 Min Read
Dënimet për masakrën e Srebrenicës: 637 vite burg deri tani
Gjykata shtetërore boshnjake dhe Gjykata e Hagës kanë dënuar 38 persona me një total prej…
By
Redaksia
6 Min Read
100 mijë dollarë për kokën e regjisorit
Një zëdhënës i qeverisë pakistaneze dënoi shpërblimin prej 100 mijë dollarësh të ofruar nga një…
By
Redaksia
2 Min Read
Gjashtëmbëdhjetë vjet nga rënia e Agim Ramadanit
Sot bëhen 16 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani. Ndërsa në kuadër…
By
Redaksia
2 Min Read
Imami 21 vjeçarë: Nuk më duhet përkrahja e Islamofobëve, ma bëni hallall vllezër!
Imami 21 vjeçarë i cili u keqpërdorë nga servisi publik RTK duke i nxjer fjalë…
By
Redaksia
1 Min Read
