Turqi, bashkohen dy anët e Gjirit të Izmitit

Presidenti Erdoğan dhe pjesëmarrësit e tjerë kanë ecur mbi urën ku ishin të vendosur flamujt turq dhe japonezë për të vendosur pjesën e fundit plotësuese të urës.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri Ahmet Davutoğlu dhe ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikimit Binali Yıldırım vendosin pjesën e fundit të Urës për kalimin e Gjirit të Izmitit, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan dhe pjesëmarrësit e tjerë kanë ecur mbi urën ku ishin të vendosur flamujt turq dhe japonezë për të vendosur pjesën e fundit plotësuese të urës.

Në fjalën e tij Erdoğan ka vënë në dukje se pas njoftimit të emrit të urës vidat për vendosjen e pjesës së fundit në urë do të vendosen nga Davutoğlu dhe Yıldırım dhe ka theksuar se saldimi i pjesës së fundit do të kryhet nga zyrtarët.

Erdoğan u shpreh se “mburremi që kemi një urë me cilësitë e katërta në botë” dhe ka shpjeguar më tej se veçoritë e detajeve të urës do të përcaktohen më pas.

– “Uroj të shërbejë në të mirë të vendit dhe popullit tonë”

Duke shprehur falënderimet për interesimin Erdoğan tha “Uroj të shërbejë në të mirë të vendit dhe popullit tonë. Personalisht dhe në emër të popullit tim falënderoj kryeministritn tonë, të gjithë anëtarët e kabinetit, ministritë dhe të gjithë ekipin. Uroj që të shërbejë në të mirë të vendit dhe popullit tonë dhe të gjithë njerëzisë”.

Ndërsa më pas Erdoğan, Davutoğlu dhe Yıldırım kanë vendosur vidat e pjesës së fundit të urës.

Gjithashtu në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe Zëvendës kryeminsitrat Numan Kurtulmuş, Lütfi Elvan, ministri i Brendshëm Efkan Ala, ministri i Shëndetësisë Mehmet Müezzinoğlu, ministri Industrisë dhe teknologjisë Fikri Işık.

Erdoğan, ka marrë si kujtim edhe çelësin që u montua vida e fundit në urë ndërsa më pas ka bërë një foto së bashku me pjesëmarrësit.

Artikulli paraprakArrestohen nëntë persona për organizim të skemave piramidale, bixhozit dhe krim të organizuar
Artikulli vijuesIndi, nga shembja e dheut të paktën 15 të vdekur