Shpifja që u bëhet grave të ndershme është prej mëkateve të mëdha
Allahu i Madhëruar ka thënë: “Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme e të pafajshme besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën. Ata i pret një dënim shumë i madh.” (Nur; 23)I Dërguari i Allahut (alejhi selam), ka thënë: “Largojuni shtatë mëkateve shkatërruese…” dhe ka përmendur ndër to shpifjen ndaj grave të ndershme e të pafajshme besimtare. Gjithashtu, ka thënë: “Musliman është ai nga dora dhe gjuha e të cilit janë të sigurtë muslimanët e tjerë.” (Buhariu, Muslimi)
I Dërguari i Allahut (alejhi selam), i ka thënë Muadhit: “Të pastë nëna! A nuk e di se njerëzit hidhen në Zjarr prej hunde zvarrë për shkak të asaj që kanë korrur gojët e tyre…? (Buhariu)
Allahu i Madhëruar ka thënë: “E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për atë që nuk janë fajtorë, ata e kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh.” (Ahzab; 58)
I Dërguari i Allahut (alejhi selam), ka thënë: “Kush shpif për shërbëtorin e vet se ka bërë zina (imoralitet), në Ditën e Gjykimit atë dënim do t’ia bëjnë atij, përveçse nëse ka qenë e vërtetë ajo që ka thënë.” (Mutefekun alejhi)
Mirëpo, kush shpif për nënën e besimtarëve, Aishen (radijAlahu anha), pasi ka zbritur nga qielli pafajësia e saj, ai konsiderohet jobesimtar, përgënjeshtrues i Kur’anit.
“Mëkatet e mëdha” Imam Dhehebiu