“Jemi të trishtuar nga mënyra e trajtimit të çështjes së Gylenit nga SHBA-ja”

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım në një intervistë për gazetën amerikane Wall Street ka folur për tentativën e FETÖ-s për grusht shteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas intervistës së publikuar në këtë gazetë thuhet se Kryeministri Yıldırım ka pohuar që ashtu sikurse është ndikuar populli i SHBA-së në 2001 në sulmet e 11 shtatorit, është ndikuar edhe populli i Turqisë në tentativën e përgjakshme për grusht shteti.

Duke theksuar se pas tentativës për grusht shteti kreu i organizatës terroriste Fetullahçı (FETÖ) Fetullah Gylen është një kërcënim për sigurinë kombëtare turke, Yıldırım më pas ka shtuar: “Faktet janë të qarta. Ne e dimë mirë që ky grup është përgjegjës për sulmet ndaj popullit turk.”

Kryeministri Yıldırım ka kritikuar qasjen e SHBA-së në lidhje me dorëzimin e përgjegjësive ndaj drejtësisë. Ai ka theksuar se marrëdhëniet strategjike mes Turqisë dhe SHBA-së duhet të jenë me më shumë peshë se sa procedurat në lidhje me këtë çështje.

Në vijim të fjalës së tij Yıldırım është shprehur: “SHBA-ja kërkon vazhdimisht nga ne dokumente. Për cilat dokumente bëhet fjalë? Ata dërguan avionët, tanket dhe vranë 265 njerëz. I dyshuari kryesorë për këtë tentativë për grusht shteti është Fetullah Gylen. Për këtë kemi fakte.”

Kryeministri Yıldırım tha gjithashtu se “është i trishtuar nga mënyra e trajtimit të kësaj çështjeje nga SHBA-ja”. “Nuk e kuptoj se përse nuk e dorëzon në këtë gjendje SHBA-ja këtë person”, është shprehur ai.

Yıldırım vuri në dukje gjithashtu se i kanë dërguar një dosje SHBA-së e cila kërkon arrestimin e kryeterroristit të FETÖ-s Fetullah Gylen. ​

Artikulli paraprakPolicia Izraelite arreston 38 Palestinezë, në mesin e tyre edhe fëmijë
Artikulli vijuesShtyhet afati i intervistave për azil i tetë puçistëve që ikën në Greqi