Dënohet me 1 vjet e 6 muaj burgim efektiv kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku

Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku është dënuar me 1 vjet e gjashtë muaj burg efektiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për TV Arta, Hamdi Ibrahimi, kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I njëjti ka bërë me dije se bashkë me kreun e Komunës së Drenasit, është dënuar edhe i akuzuari tjetër Mehdi Kurumeli me 1 vit burgim, kurse Shefqet Morina është liruar nga akuzat.

Ibrahimi ka thënë se së shpejti mediat do të informohen për detajet e rastit përmes një komunikate

Artikulli paraprakFamilja shqiptare myslimane nuk e pranon vajzën ta dashurojë një shka
Artikulli vijuesTelevizionet paguajnë deri në 170 mijë euro për një episod të një seriali turk