Dënohet shpërndarësi më i madh të pornografisë së fëmijëve

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara thonë se një shtetas ukrainas ka pranuar fajësinë për krijimin dhe udhëheqjen e një ueb-faqeje ndërkombëtare, e cila për vite të tëra u ka siguruar konsumatorëve në gjithë botën imazhe dhe video të fëmijëve të abuzuar seksualisht.

Si pjesë e pranimit të fajit, Maksym Shynkarenko është pajtuar me dënimin prej 30 vjetësh burgim.

Zyrtarët e kanë cilësuar atë si shpërndarësin më të madh të pornografisë së fëmijëve, të ndjekur penalisht në Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët kanë thënë se hetimet në ueb-faqen që ka operuar Shynkarenko kanë çuar në dënimin e mbi 600 konsumatorëve në SHBA.

Artikulli paraprak6 të vrarë në një rajon rus; ngrihet alarm për sigurinë
Artikulli vijues400 Të vrarë në përleshjet mes grupeve opozitare në Siri