Dënohet vendimi i OKB-së për heqjen e Izraelit nga "Lista e Turpit"

Kryenegociatori palestinez Saib Ureykat dënoi vendimin e Kombeve të Bashkuara (OKB) për heqjen e Izraelit nga lista e vendeve dhe organizatave që shkelin të drejtat e fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).
 
“Ne dënojmë përjashtimin e Izraelit nga ‘Lista e Turpit’. Do të kemi mundësi për të dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mun një listë me emrat e 754 fëmijëve të cilët u vranë nga Izraeli vitin e kaluar. Ne nuk jemi për hakmarrje, ne duam vetëm  mbrojtjen e popullit tonë dhe parandalimin e përsëritjes së krimeve” , tha Ureykat.
 
“Kjo ngjarje në kuptimin e vërtetë do të thotë mohim. Ne i bëjmë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të ndryshojë qëndrimin e tij”, tha Ureykat.
 
Izraeli në vitet e fundit mban nën rrethim palestinezët në Rripin e Gazës, ku gjatë sulmit të 51-ditor të vitit të kaluar në këtë territor u shkatërruan krejtësisht 9000 objekte dhe rrjeti i infrastrukturës. Në periudhën prej 7 korrik – 26 gusht të vitit të kaluar në sulmet izraelite në Gaza u vranë 2157 persona dhe u plagosën më shumë se 11.000 palestinezë.
 
Gjatë ofensivës izraelite në Gaza vitin e kaluar janë vrarë më shumë se 500 fëmijë, në periudhën midis 2008 dhe 2009, ndërsa duke iu referuar të dhënave të UNICEF-it, 350 fëmijë kanë mbetur të vrarë.
 
OKB në të ashtu-quajturën  “Lista e Turpit” ka vendosur 51 organizata terroriste të tilla si Boko Haram, DAESH, apo vende si Siria, Jemeni, Kongo, Sudani i jugut, Mianmari dhe të tjerë.
Artikulli paraprak850 vende të reja pune në turizëm
Artikulli vijuesHoxhë Bekir Halimi: Ju falënderojmë Mësues