Egjipt: Vijon situata e tensionuar

Pas vrasjes së katër personave dje në Egjipt vijon situata e tensionuar.

Mbështetësit e Qeverisë së Morsit, dje pas namazit të xhumasë u derdhën nëpër rrugë për të protestuar grushtin e shtetit dhe arrestimin e më tepër se 2000 personave.

Kajro dhe shumë qytete të tjera si Aleksandria u trazuan përsëri dje dhe u kthyen në skenë dhune. Adresa e konflikteve në Kajro ishte Sheshi Tahrir.

Policia e cila u përpoq të ndalojë protestuesit pro legjitimitetit dhe kundër puçit ushtarak të hyjnë në shesh dhe hapi zjarr në ajër e më pas përdori bomba me gaz lotsjellës.

Kur protestuesit nuk arritën të hyjnë në shesh ata u drejtuan drejt Shehsit Ramses. Ndërkohë edhe në sheshet e tjera u organizuan protesta dhe demonstruesit u shpërndanë nga policia me urdhër të ministrisë së mbrojtjes.

Nëpër zonat periferike të Kajros u përjetuan përleshje midis atyre që janë pro grushtit të shtetit dhe kundërshtarëve të tyre.

Ndërsa ata që humbën jetën në Kajro ishin të katër protestues.

Në konflikte janë plagosur edhe 45 persona.

Lajme për konflikte kanë ardhur edhe nga rajonet Aleksandri dhe Assuit./trt/kohaislame.com

Artikulli paraprakVazhdon zgjerimi i Qabes, ku do të falen njëkohësisht 1.5 milion vetë
Artikulli vijuesDavutogllu Shqipërisë: "Gjithmonë jemi bashkë me njëri-tjetrin"