Disa anëtarë të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ishin këto ditë në Mal të Zi.
Janë pikërisht këta deputetë që po mbajnë peng nisjen e seancës plenare të Kuvendit, në të cilën do të votohet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
Burime të Indeksonline kanë thënë se në ora 16:00 pritet kthimi nga Mali i Zi i deputetëve që ishin atje për vizitë.
Sipas burimeve ,deputetët tashmë janë rrugës për Kosovë.
Po ashtu, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot se seanca do të nis atëherë kur do të kthehen deputetët në Kosovë, shumica prej të cilëve janë deputetë të koalicionit qeverisës. /Indeksonline/