430 të vdekur në Indi nga temperaturat e larta

0
212
Sipas infromacioneve prej një jave në Indi 430 perosna kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta
 
Sipas një lajmi të BBC thuhet se në disa zona të Indisë temperaturat kanë arritur deri në 48 gradë celsius dhe se si rrjedhojë 430 perosna kanë humbur jetën.
 
Në lajm thuhet se numëri më i lartë i vdekjeve për shkak temperaturave të larta ka qenë në rajonet Telangana dhe Andra Pardesh ku brenda javës të paktën 140 persona kanë humbur jetën.
 
Zyrtarë të lartë në vend thonë se temperaturat më të larta në Ultar Pradesh kanë arritur deri në 48 gradë ndërsa në New Delhi temperaturat arrijnë deri në 45 gradë. Specialistët bëjnë thirrje për më shumë kujdes si dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve./AA