Deputetët marrkan 250 euro për seanca, edhe kur mungojnë!

Thuajse çdo seancë e Kuvendit të Kosovës detyrohet të përfundojë pa kryer rendin e ditës. Shumica e deputetëve, shumë këmbëngulës që të përligjin privilegje qoftë materiale, ose statusore, lënë karriget zbrazët jo vetëm kur bojkotojnë për motive të ngushta partiake, por edhe kur në rend të ditës janë çështje me interes për njerëzit që i përfaqësojnë.

Kryetari i Kuvendit jo rrallë detyrohet t’i ftojë ata që të kthehen nga bufeja në sallë, e edhe shumë shpesh t’i shtyjë mbledhjet për mungesë të numrit të kualifikuar për të marrë vendime.

Sot, kryeparlamentari Jakup Krasniqi u kërcënua me ndëshkimin e mosdisiplinës së deputetëve, duke ua hequr nga 250 euro, sa marrin ata për secilën seancë të rregullt që mund të zgjasë edhe disa ditë. Kryeparlamentari u zemërua kur deputetët nuk votuan Rasim Demirin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radha e komuniteteve të tjera joshumicë, me gjithë numrin formal të deputetëve të pranishëm.

Të pranishëm në sallë gjatë kohës së votimit për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komuniteteve tjera joshumicë kanë qenë 83 deputetë, por për zgjedhjen e tij janë dashur të votojnë së paku 61 deputetë.kohaislame

Artikulli paraprakBiri i Van Der Sar, rrugës së babait
Artikulli vijuesKthejnë €62,000 që gjetën në tren