Aksion i studentëve te kisha ilegale në kampusin e UP-së, pengohen nga Policia

Demokracia Studentore ka organizuar sot një aktivitet në oborrin e kampusit të UP-së saktësisht afër Kishës Ortodokse, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit që i jep të drejtë Kishës në hapësirat e UP-së të drejtë prone.

Kryetari i Demokracisë Studentore, Mexhid Ramusa tha se nuk lejojnë që kjo tokë t’i mbetet regjimit serb, por UP-së.

Ai tha se e kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe se do të kërkojnë nga presidenti i vendit që të shkarkojnë trupin gjykues të Gjykatës së Apelit.

Ky aktivitet i studentëve është penguar nga Policia e Kosovës. Ajo nuk lejoi vendosjen e pankartës së studentëve tek objekti i kishës dhe tek Rektorati dhe si rezultat i kësaj studentët u zotuan se tani e tutje do të vazhdojnë të kërkojnë edhe shkarkimin e rektorit, Marjan Demaj.

“Ne e dimë që Rektorati ka neglizhuar punët edhe seancat në lidhje me këtë tokë. Asnjë student nuk e kundërshton këtë aktivitet. Kemi kërkuar që ta kryejmë brenda kishës por Policia nuk po na lejon, ne nuk konfrontohemi me Policinë, ata janë tanët. Nuk e di pse nuk po na lejojnë”, tha Ramusa.

Artikulli paraprakYmeri-Haradinajt: Ku je strukur?
Artikulli vijuesNumri i vdekjeve të fëmijëve në Kosovë çdo vit më i vogël