Deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se ShIK-u ka punuar me metoda perëndimore

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Xhelili, tha se Kosova ka siguri të plotë dhe nuk ka ndonjë problem që mund të theksohet në këtë kohë.

“Në Kosovë janë prezent akterët ndërkombëtar të sigurisë, janë institucionet tona dhe KFOR-i që ruajnë sigurinë. Njëri prej rreziqeve mund të jetë dialogu me Serbinë, si do të shkojë dialogu, si do të ec. Serbia ndoshta ka interes që të prodhojë një problem dhe jo stabilitet në Kosovë ”, tha Xhelili sot (e enjte) në emisionin “n’Kuvend” në RTK.

Sipas tij qytetarët e Kosovës sot mund të udhëtojnë lirshëm nëpër Kosovë, edhe në veri të vendit. Xhelili i cli njëherit ka qenë në hierarkinë e SHIK-ut, theksoi se më shumë flitet në Kosovë për SHIK-un se sa UDBA-në. ‘Metoda e punës në SHIK është ka qenë në mënyrat perëndimore. Një ditë do të vjen dita kur njerëzit do të formohen për punën e SHIK-ut. Ky institucion ka qenë në një kohë bukur komplekse, ku në atë kohë kanë qenë rreth 30 shërbime të huaja. Ka kontribuar në shumë fusha ku ka parandaluar shumë veprimtari negative. Aktivitet ynë ka qenë i ligshim”, tha Xhelili.

Artikulli paraprakHaradinaj: Shpronësimi në Hade do bëhet, o me marrëveshje o me “bager”
Artikulli vijuesJa si bëhet llogaritja e pagës