Vizitave të kancelares gjermane Angela Merkel në Ballkan, i ka kushtuar një shkrim të gjatë edhe magazina e njohur gjermane, Der Spiegel, ku me tone negative flet për qeveritë dhe vendet e Ballkanit, kryesisht kundrejt Maqedonisë e Bosnjës. “Prej vitit 2006 Maqedonia kontrollohet nga një qeveri autokratike dhe struktura mafioze, por s’është më mirë edhe në vendet tjera të rajonit,” shkruan Der Spiegel.
Më pas gazeta shkruan edhe për gjendjen e keq të mediave dhe fjalës së lirë. “Asnjë vend tjetër nuk ka bërë hapa mbrapa sa Maqedonia dhe kjo e fundit është bërë sinonim i të jetuarit keq nëse je kundër qeverisë”, shkruan mes tjerash Der Spiegel. Çudia është se artikulli ka foto të mbeturinave të Shkupit, si për të treguar gjendjen në të cilën ndodhet shteti. Sinjal i mirë për rajonin Përkundër toneve negative, perspektivës së humbur dhe numrit të azilkërkuesve në rritje, analiza e magazinës thekson se vizita e Merkelit në Tiranë, Beograd dhe Sarajevë, ka si qëllim për të treguar gatishmërinë e BE-së, për ti integruar vendet në gjirin Europian. “Angela Merkel dëshiron të sinjalizojë se Ballkani Perëndimor nuk është i harruar dhe se dyert e Europës janë gjithnjë të hapura.
Por vendet e Ballkanit duhet të kryejnë më shumë reforma, të kooperojnë më shumë me njëri-tjetrin,” përfundon shkrimi i Der Spiegel. Interesante është fakti se qeveria e Maqedonisë ka kryer disa reklama në magazinën Der Spiegel në kuadër të Invest in Macedonia, por magazina përkundër reklamave dhe përfitime nga ana e taksapaguesve maqedonas, nuk e ka kursyer qeverinë e Shkupit me kritika të ashpra.
/Koha Islame
You Might also Like
Prindërit vaksinojnë fëmijët kundër Streptokokit
Shumë prindër janë të interesuar që fëmijët e tyre t’i vaksinojnë dhe t’i mbrojnë ndaj…
By
Redaksia
1 Min Read
Xhamia e Gradecit ka përgatitur 500 pako për refugjatët sirian
Xhamia e Gradecit sot në Tabanoc do të dërgoj 500 pako ushqimore për refugjatët sirian,…
By
Redaksia
1 Min Read
Këshilli Opozitar: Më 9 maj protestë kundër padrejtësive dhe proceseve të montuara ndaj shqiptarëve
Këshilli Opozitar ka marrë iniciativë për organizmin e një proteste gjithëpopullore shqiptare. “Protesta do të…
By
Redaksia
1 Min Read
Ja si fyheshin shqiptarët në derbin Vardar-Shkëndija – VIDEO
Stadiumi i “Filipi II” në Shkup u bë sërish skenë e thirrje antishqiptare nga ana…
By
Redaksia
1 Min Read
HOXHA I KUNAMOVËS '' DURIMIT TONË I KA ARDH FUNDIT''
Një mesazh i munguar për politikën shqiptare, dhe të gjithë ato qarqe që eventualisht qëndrojnë…
By
Redaksia
1 Min Read
Çfarë po bëjnë këta shqiptarë në rrugët e Stambollit ???
Edhe natën e mbrëmshe mbështetësit e Erdoganit kanë kaluar natën nëpër rrugët e Stambollit, duke…
By
Redaksia
1 Min Read
