Deri në vitin 2035 robotët pritet të marrin gjysmën e punëve

Analistët e të dhënave në Research Institute Nomura (NRI), të udhëhequr nga studiuesi Yumi Wakao, thonë që brenda 20 viteve të ardhshme, gati gjysma e të gjitha vendeve të punës në Japoni do të mund të realizohet nga robotët, transmeton Telegrafi

Duke punuar me profesorin Michael Osborne nga Universiteti i Oksfordit, i cili më parë kishte hetuar fushën e njëjtë në dy vende tjera të zhvilluara sikurse SHBA dhe Britania e Madhe, ekipi i NRI ka shqyrtuar më shumë se 600 vende pune dhe ka gjetur se “deri 49 për qind të vendeve të punës mund të zëvendësohet nga sistemet kompjuterike”.

Ekipi ka shikuar se sa e mundshme është që çdo pozicion pune mund të automatizohet, bazuar në shkallën e kreativitetit të kërkuar.
Kjo do të thotë se punët si mbështetës i teknologjisë informative, dërgesa e mallrave apo punët bujqësore janë të gjitha shu ndjeshme ndaj kompjuterizimit, ndërsa punët që kanë të bëjnë me të shkruarit, mësim-dhënia dhe çfarëdo pune tjetër e ngjashme nuk ka shumë gjasa që të merren përsipër nga kompjuterët së shpejti.

Artikulli paraprakVIDEO – A është e lejuar ta dashurosh tepër personin e jetës
Artikulli vijuesArsyet pse nuk mund ta braktisni Facebookun