Google lanson rivalin e iPad Pro-s

Google ka lansuar rivalin e iPad Pro-s dhe Microsoft Surfacet, Pixel C.

Pajisja me sistem Android Marshmallow dhe ekran 10.2-inç është pajisja e parë e krijuar nga vetë kompania pa ndihmën e partnerëve tjerë prodhues.

Pixel C është tableti më i ri që vjen edhe si “laptopë” duke u kombinuar me tastierën e mençur, ndërsa mund të shitet edhe si i vetëm.

Procesori i tij është NVIDIA Tegra X1. Tableti ka 3GB RAM dhe do të dalë në shitje për Krishtlindje në dy versione të madhësisë së brendshme.

Versioni i parë me 32GB hapësirë të brendshme do të kushtojë 499 dollarë, ndërsa versioni me 64GB hapësirë të brendshme kushton 599 dollarë.

Tableti u lansua së bashku me telefonat Nexus 5X dhe 6P dhe dy Chromecastëve.

Artikulli paraprakSi ndodhi vrasja e policit në Skënderaj
Artikulli vijuesShkup, Oratoriumi “Dashuria ndaj profetit” në skenën e Operës dhe Baletit