Dëshmitari “I”: Prokurori më ka maltretuar

Seanca në rastin “Kleçka” ka përfunduar para pak çastesh pasi që siç ka thënë trupi gjykues, dëshmitari Urim Krasniqi ka refuzuar të jap dëshminë e tij.

Gjyqtari ka vendosur që t’a dënoi me 100 euro Krasniqin për refuzim të dhënies së dëshmisë.

Dëshmitari “I” me lot në sy ka thënë që prokurori e ka maltretuar me dhunë për t’i marrë dëshmi.
Sipas tij, prokurori i rastit në mënyrë të dhunshme e ka dërguar në mal, vetëm për t’i marrë nënshkrimin e tij.

Edhe sot po vazhdon gjykimi për rastin “Kleçka”. Dëshmitari i koduar me shifrën “I” ka kërkuar që ta zbulojë identitetin dhe ai quhet Urim Krasniqi.

Ky dëshmitarë i prokurorisë ka kërkuar që deklaratën e tij ta japë publikisht. Seanca ishte ndërprerë për disa minuta dhe tani gjykimi sapo ka rifilluar.kohaislame

Artikulli paraprakBale te Reali për 90 milionë
Artikulli vijuesDonatorët ia kthejnë shpinën Kosovës