Dështon seanca për ballafaqimin e Shullazit me biznesmenin Ylvi Beqja

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ballafaqimin e grupit të Emiljano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqja ka dështuar.

Shkak është bërë kërkesa e avokatëve, për përjashtimin e trupit gjykyes. Pasi depozituan këtë kërkesë avokatët u larguan nga salla. Biznesmeni Ylvi Beqja ka pranuar në Prokurori gjobat e vendosura nga Emiljano Shullazi dhe grupi i tij. Dosja voluminoze lidhet me ish-hotel Vollgën në Durrës, ku Shullazi u bë aksioner pas presioneve dhe kërcënimeve ndaj Ylvi Beqes.

Shullazi u arrestua vitin e shkuar pas denoncimit të ish-kryeministrit Berisha, se ai kishte kërcënuar kandidatin për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Artikulli paraprakNë veri kërkohen ndihma në ushqime, jugu rrezikon nga përmbytjet
Artikulli vijuesSaimir Tahiri betohet se do ta kapë Klemend Balilin