Deskovska: Refugjatët në Evropë nuk duhet që të diskriminohen

Profesoresha universitare, Renata Deskovska, anëtare e bordit ekzekutiv të LSDM-së dhe nënkryetare e parlamentit të Maqedonisë sot merr pjesë në seancën e OSBE-së në Varshavë, përkushtuar të drejtave të njeriut, transmeton zhurnal.mk

Bëhet fjalë përHuman Dimension Implementation Meeting (HDIM), konferenca më e madhe vjetore për të drejtat e njeriut dhe demokracisë në Evropë.
Deskovska ka mbajtur fjalën hyrëse të sesionit të 15 të përkushtuar lirisë së mendimit, vetëdijes, besimit. Në kuadrin e fjalimit të saj ajo theksoi se përkushtimi i shteteve dhe faktorit ndërkombëtar janë kyç për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
“Po përballemi me gjendjen aktuale të krizës së refugjatëve në Evropë, shtetet dhe faktori ndërkombëtar duhet që të sigurojnë mbrojtje për refugjatët pa diskriminim në bazë të pikëpamjes së tyre të besimit dhe të sigurojnë të drejtat e njeriut të njohura me dokumente ndërkombëtare për mbrojtjen e refugjatëve”, theksoi Deskovska
Artikulli paraprakVIDEO – Afrikani duke këndu ilahi të Adem Ramadanit
Artikulli vijuesDënohet me tetë vite burg Almir Drplanin