ITSHKSH, bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Ballkanike në Edirne

Në Edirne të Turqisë, në suaza të manifestimit “Ditët e Kulturës Maqedoni-Turqi”, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH)-Shkup dhe Institutit për Hulumtime Ballkanike (IHB) në Universitetin Thrrakia të Edirnesë. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i ITSHKSH, Skender Asani, dhe drejtori i IHB, Ridvan Xhanim, në prani të sekretarit shtetëror të Ministrisë së Kulturës së RM-së, Behixhudin Shehapi, dhe rektorit të Universitetit Thrakia të Edirnesë, Jener Joruk.

“Të dy palët e vlerësuan si shumë të rëndësishëm këtë marrëveshje, e cila hap dimensione të reja në studimet ballkanike dhe albanologjike. Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se kjo marrëveshje do të avancohet me programe të reja të posaçme në mes instituteve tona, si dhe me hulumtime të arkivave, temave e ngjarjeve që janë me interes të ndërsjellë në mes kombit shqiptar dhe kombit turk.

Ndërsa, drejtori i IHB në Edrene, Ridvan Xhanim, u shpreh i entuziazmuar që bashkëpunimi në mes turqve dhe shqiptarëve dita-ditës po rritet edhe në sferën e hulumtimeve shkencore.

Artikulli paraprakNë Belgjikë lejohet përsëri çadra e organizatës terroriste PKK
Artikulli vijuesMos mbetsh me të mbrojtë Alma Lama!