Detyrat e mia personale në jetë

Në vend se të jetojmë nën shpresa dhe parafytyrime imagjinare, më mirë është që të përcaktojmë detyrat dhe shpresat tona në jetë, ti shkruajmë me dorën tonë dhe ti vëndojmë para tavolinës së punës, që ti shohim për çdo ditë dhe që përherë në bazë të sajë të llogarisim vetveten.

1- Çdo herë nxitoj ta kënaqi All-llahun.

2- Vazhdimisht e përkujtoj sinqeritetin.

3- Do ta mësoi përmendsh tërë Librin e All-llahut.

4- E shtoj dijen time fetare.

5- Kujdesem për përmirësimin e zemrës dhe shërimin e tij.

6- I zhvilloj mundësitë e mia fizike.

7- I zhvilloj mundësitë e mia emocionale.

8- Shkoj në xhamia para ezanit.

9- Jap sadaka për çdo ditë.

10- Çdo gjë që shpenzoi për familjen time, llogarisë në shpërblimin e sajë.

11- Çdo vepër time e shpresoj të shpërblehem për te.

12- Fillimisht arrijë sukses në shtëpimë time.

13- Nuk bëj koncesione në fenë time.

14- Konsultohem me të tjerët.

15- I mbroj ata që nuk janë të pranishëm.

16- I dëgjoj që të dyja palët para se të gjykojë.

17- Futem nën lëkurën e bashkëbiseduesit tim dhe participoj në ndjenjat e tija.

18- Nuk hakmirem për vetveten.
19- Nuk hidhërohem për vetvete.

20- Nuk shoh se kam të drejta mbi të tjerët.

21- Çdo herë do të jem pozitiv.

22- Planifikoj sot për punën e të nesërmes.

23- Ma shumë dëgjoj se sa flas.

24- Dëshiroj që të arrijnë sukses të tjerët.

25- I iki me sa mundem gabimit dhe përfitojë nga ai kur të bijë në te.

26- Mundohem që të jemë i rregulluar dhe i organizuar në vetvete dhe në punën time.

27- Kujdesem që të jem gazmor, i buzqeshur dhe i lehtë.

28- I koncentroi të gjitha mundësitë dhe përpjekjet mbi detyrën që e kam përpara.

29- I zhvilloj shkathtësitë e mia.

30- Kujdesem për prioritet në të gjitha aktivitet e mia.

31- Nuk e humbi atë që kam marur në përgjegjësi dhe nuk mar në përgjegjësi atë që nuk kan nevojë.

32- Nuk i qortoj situatat dhe gjendjet.

33- Kujdesem për atë që më intereson dhe koncentrohem në qarkun e ndikimit tim.

34- Gjuha ime është: mundohem, përpiqem, provoj, mësoj, nuk është e pamundshme, çka është
pengesa.

35- E dijë se ajo që më ka qëlluar nuk ka pasur të më gabojë dhe se ajo që më ka gabuar nuk ka
pasur të më qëllojë.

36- E dijë se ajo që më ka goditur është prej shpirtit tim dhe nga ajo që e kam fituar. Vazhdoj llogarinë e vetvetes dhe jam i çelur me shpirtin tim. Prej besimit në vetvete është kthimi nga gabimi, andaj punoj që ta përmirësoj gabimin.

37- Nuk e parafytyroj se ndokush mundet të shpëton prej njerëzve, andaj e kursej kohën nga preokupimi im me ta dhe përcjellja e fjalëve të tyre. Prej fjalëve të tyre nuk më intereson asgjë tjetër përveç asaj që më ndihmon në përmirësimin e të metave të mia.

Dr. Jahja Ibrahim el-Jahja
Përktheu: Bekir Halimi

Artikulli paraprakKapet furgoni me 325 kg drogë, ishte nisur për në Greqi
Artikulli vijuesPo kush K…rajen koka ky Mehmet Kraja…