Paditet për shkak të një interviste

Ndaj Këshillit Qëndror Islam në Zvicër (IZRS) nuk kanë të ndalur sulmet nga qarqe të ndryshme politike, tani edhe nga Prokuroria e shtetit të Zvicrës. Drejtuesi i departamentit për media pranë të IZRS, Naim Cherni, përballet me hetime për shkak të dokumentarëve të tij mbi konfliktin në Siri. Të hënën në një konferencë për shtyp IZRS bëri të qartë se qëndron prapa Naim Chernit.

Cherni, në të djathtë, thotë që padia kundë tij është e motivuar politikisht. [Reuters]

Këshilli Qëndror Islam në Zvicër (IZRS) ka denoncuar vendimin e prokurorisë në Zvicër për hetime penale kundër njërit prej drejtuesve të saj për gjoja përhapjen e propagandës “terroriste” për shkak të një dokumentari të bërë me luftëtarët në luftën e përgjakshme, tashmë në vitin e saj të katërt, në Siri.

Presidenti i IZRS, Nikolas Blancho theksoi që produksionet në asnjë mënyrë nuk aludojnë lidhje me al Kaidën, për atë edhe nuk ka pasur ndonjë arsye për distancim nga ana e IZRS. Kjo ngase shumë herë në të kaluarën jemi distancuar nga dhuna dhe terrori, deklaroi Blancho. Ai mban qëndrimin e qartë se IZRS ndjek Islamin mesatar dhe qëndron larg qdo forme të ekstremizmit.

Naim Cherni theksoi se produksionet e tij filmike kanë pasur për qëllim krijimin e një perspektive mbrenda-islame mbi ISIS-in. Në qoftë se është problematike marrja e deklaratave prej personave të diskutueshëm, e posaqërisht atyre në duart e të cilëve edhe ka gjak, atëherë Prokuroria Federale duhet të filloj hetimet edhe ndaj të tjerëve. Kështu dje ka publikuar gazeta Sonntagszeitung shkëputja nga intervista me Bashar al Asad. Naim Cherni thirret në lirinë e shtypit.

Një prej filmave dokumentar të Chernit ka përfshirë edhe një intervistë me Abdullah al Muhejsini, anëtar i lartë i grupit Xhejsh el Fet-h, njëra prej grupeve më të mëdha të rebelëve në shtetin e copëtuar nga lufta.

“Së pari, qeveria beson se Xhejsh el Fet-h janë pjesë e al Kaidës, gjë që nuk është e vërtetë, e gjithë intervista ishte se përse grupi I tyre është kundër ISIS-it, ska pasur aty asgjë lidhur me al Kaidën” i ka thënë al Ulucay , sekretare-gjenerale e Këshillit Qëndror Islam në Zvicër për al Jazeera.

Një prej deklaratave, të publikuara të el-Muhejsini të bëra kundër ISIS-it ishte: “Ata që e lëvdojnë dhe brohorisin në favor të këtij shteti (ISIS) janë grupe që e kanë dëshirë derdhjen e gjakut të njerëzve”.

“Ne duhet të përhapim ndërgjegjësimin dhe të paralajmërojmë njerëzit nga bashkangjitja me këtë grupë” tha ajo. Ne në kanalin tone të Youtube publikojmë video në gjuhën gjermane, frenge dhe arabe ka shtuar Ulucay, duke theksuar se IZRS mundohet të mbush boshllëkun e informacioneve në Evropë lidhur me konfliktin në Siri.

Se a do të vie deri tek padia kundër Naim Chernit mbetet e hapur. IZRS nuk mendon se qështja do të vie deri aty.

Artikulli paraprakCila është arsyeja që ky shia u dënua me vdekje nga vetë shiat ?
Artikulli vijuesNjë thënie e madhe nga Hoxhë Bekir Halimi e cila po shpërndahet në rrjete sociale!