“Dhe kur detet të shpërthehen (ose të thahen)”. (El-Infitar: 3).

“Dhe kur detet të shpërthehen (ose të thahen)”. (El-Infitar: 3).

Njerëzit vrapojnë nga trishtimi i madh. Tjerët zgjohen nga zhurma e gjëmimit, i cili i ngjante një shpërthimi të njëpasnjëshëm, e ikin në rrugë. Tjerët hypin në maje të drunjve duke kërkuar shpëtim. Gjatë këij vrapimi, shtyrje dhe kaosi burri e haron gruan e tij kurse prindërit i harojnë fëmijët e tyre. Te secili dominon instikti për shpëtim personal.

Këto janë disa pamje nga katastrofa e Sunamit në vendet aziatike në bregdetin e oqeanit indian.

Këto pamje i ngjajnë disa pamjeve të Ditës së kijametit, ose pamje të kijametit të vogël në dynja.

Edhe pse këto “kijamete të vogla” ndodhin në forma të ndryshme dhe të llojllojshme dhe dallojnë për nga pasojat katastrofale, ato po përsëriten.

Nëse këtë rradhë ka shpërthyer në thellësirat e oqeanin indian, kijametet e kaluara kanë marrë format e tërmeteve në tokë, ose vullkaneve, ose tufaneve me shpejtësi marramendëse, ose rrëshqitjen e tokës ose vërshimeve të vrullshme.

Vallë marin mësim njerëzit nga këto ndodhi që të përgaditen për kijametin e madh?

Shenjat e Kijametit të madh janë edhe më trishtuese edhe më të hidhura, siç na tregojnë Librat qiellor, saqë këto kijamete të vogla nuk janë asgjë krahas tyre.

Në Kijametin e madh tërësish neutralizohen ligjet e natyrës së kësaj bote, përnjëherë, kurse toka më nuk është ajo tokë, po edhe qielli nuk është më ai qiell.

Qielli çahet, siç tregon Kur’ani, planetet biejnë dhe rrëzohen ndaraz. Dielli del nga perendimi, e pastaj fiket krejtësisht, kurse kodrat barazohen me dheun.

Kjo nuk është dallimi i tërësishëm mes Kijametit të madh dhe të vogël, sepse në momentin e Kijametit të madh mbyllet dera e pendimit përfundimisht, atëherë nuk ban dobi aspak pendimi dhe keqardhja.

Pra nga mëshira ndaj nesh Krijuesi i shkakton këto kijamete të vogla në dynja, herë pas here, që të na përkujtojnë dhe të na e tërhjekin vërejtjen atij që dëshiron të besojë dhe të bëjë punë të mira para se të kalon afati.

Madje edhe disa kijamete të vogla, të cilat i prodhon njeriu, kundër ligjeve të natyrës, nuk janë pa këshilla.

Ndodhin revoluzione dhe ndryshohen tërësisht gjendjet. Njerëz të mëdhenjë e humbin pushtetin dhe pasurinë në mënyrë të befasueshme dhe e marrin mendjelehtët nga rruga. Ngriten “gjyqe revolucionare” e fluturojnë koka. Mirëpo sërish nuk marin mësim zullumqarët, të cilët i shtyn përpara lakmia.

Normalisht se revolucionet e natyrës mbeten burimi i këshillave të mëdhaja. Valët gjigante që i shkaktoi revolucioni i oqeanin indian brenda disa minutave kanë gëlltitur mbi një qind mijë njerëz, që është baraz përafërsisht me numrin e amerikanëve të vrarë në Vietnam për dhjetë vite luftë.

Forma se si ka ndodhur kjo katastrofë nuk është më pak trishtues.

Befasisht dhe me shpejtësi të madhe është mbledhur deti për 400 metra dhe me të njejtën befasi dhe shpejtësi, sikurse të kishte mbledhur fuqitë e tija maksimale, i vërsul bregdetit në formë të murit valor, i cili barte me vete me mijëra tonelata ujë në drejtim të tokave të thata, duke gëlltitur çdo gjë që rastiste, qofshin njerëz, vetura, hotele, shtëpi, shtëpiza, etj.

Me të vërtetë një pamje që nuk mund ta fantazon mendja njerëzore, madje edhe ata që kanë dëgjuar për rastin, mirëpo nuk e kanë parë, e mos të flasim për ata që e kanë përjetuar këtë përvojë llahtaruese.

Të parafytyrojmë tërmetin që e goditi fundin e oqeanit indian dhe e shkaktoi këtë vrull ujor të trishtueshëm në drejtim të tokave të thata të kishte ndodhur në të njejtën kohë me tërmete të ngjajshme në të gjitha oqeanet rreth e për qark tokës. Oqeani pacifik do të shtynte kah Kina, Japonia, Lindja e Rusisë dhe Perendimi i Amerikës. Oqeani atlantik do të shtynte drejt Afrikës, Europës jugore dhe lindjes së Amerikës. Deti verior të shkrihet dhe të drejtohet uji në drejtim të Europës veriore dhe Rusisë veriore. A nuk do të thoshte kjo fundi i njerëzimit?!

A nuk është kjo domethënia e ajetit Kur’anor:

“Dhe kur detet të shpërthehen (ose të thahen)”. (El-Infitar: 3).

Njerëzimi është i paaftë edhe përskej mburrjes me teknologji.

Këto katastrofa vijnë për tua kujtuar këtë realitet.

Ahmed Imrani

Përktheu: Bekir Halimi

Ahmed Imrani,
31.12.2004

Artikulli paraprakA ekziston e keqja?
Artikulli vijuesPengesat e udhëzimit