Dhëmbë të prishur, njihuni me pijet që i shkatërrojnë

Konsumimi i pijeve të ëmbla mund të rrisë me 46% numrin e dhëmbëve të prekura nga kariet, sidomos mes fëmijëve dhe të rinjve.

Fëmijët dhe të rinjtë që pinë lëngje me sheqer, si ato me gaz, apo lënge frutash të ambalazhuara rrezikojnë rëndë shëndetin e dhëmbëve të tyre, në raport me ata persona që nuk i preferojnë këto pije, citon noa.

Ky rezultat u arrit, pasi u mbajtën në vëzhgim 16 800 të rinj, mes moshës 5 dhe 16 vjeçare, ku u vu re se 56% e tyre pinin të paktën një pije të tillë në ditë, ku u vu re se në 46% të tyre dhëmbët ishin më të prishur, kishte dhëmbë të rënë dhe me karie.

Sipas Armfield, problemi i karieve në dhëmbë çon edhe në probleme që lidhen me kushtet fizike, shëndetësore apo sociale të njeriut. /24oreinfo/kohaislame

Artikulli paraprakSerbi: Pro marrëveshjes 173 deputetë, 24 kundër
Artikulli vijuesDëmet e rritjes së thonjëve