Dhimbjet e shpinës

Dhimbjet akute, përkatësisht, dhimbje që zgjasin disa ditë deri disa javë, shërohen sërish spontanisht dhe nuk kanë nevojë për sqarim, në veçanti s’kanë nevojë për radiografi ose për tomografi kompjuterike (CT ose MRI).

Në rastin e dhimbjeve akute të shpinës, mund të ndihmojnë medikamentet, fizioterapia, trajtimi manual ose kiropraktik, shpesh shqetësimet kalojnë edhe pa marrë ndonjë masë.
Vetëm në raste të jashtëzakonshme duhet të rrini në shtrat. Është e rëndësishme që sa më parë t’u riktheheni aktiviteteve të përditshme.

Mjekun tuaj familjar duhet ta vizitoni para së gjithash atëherë kur dhimbjet akute të shpinës rrezatohen në këmbë ose kur atyre u shtohen në formë përcjellëse ca simptoma për ju të paqarta, si: temperatura, dhimbje të rrezatuara në bark ose kraharor.

Dhimbjet që zgjasin shumë javë (kalimi në dhimbje kronike) kanë nevojë për kontroll mjekësor.
Vizitojeni mjekun tuaj familjar, ai do të japë sqarime plotësuese (për shembull radiografinë) dhe do t’ju udhëzojë eventualisht për te specialistët e aparatit lëvizor (reumatologu/ ortopedi)
Në radiografi shpeshherë vërehen ndryshime degjenerative ose dëmtime të disqeve ndërunazore që s’kanë vlerë patologjike dhe i takojnë procesit normal të plakjes.

Duhet ditur se nuk ekzistojne mjete çudibërëse për trajtimin e dhimbjeve kronike të shpinës, prandaj lejoni të këshilloheni mirë nga mjeku juaj familjar ose nga mjeku specialist.

Përpiquni që me gjithë dhimbjet kronike te shpinës të mbeteni aktiv. Ruajtja (kujdesi i tepruar) të çon drejt dobësimit të muskulaturës dhe të shumtën i shton akoma më shumë dhimbjet./zhurnal

Artikulli paraprakThaçi kryenegociator potencial
Artikulli vijuesTë mirat shëndetësore që ofron masazhi